Edhe ky është art, kujdes mos e pastron! (FOTO)
Share




Një ditë pasi lajmi se një pastruese kishte shkatërruar një vepër arti në Dortmund të Gjermanisë, pasi kishte menduar se ishte mbeturinë bëri xhiron e botës, gazeta Bild sjell disa raste të artit modern, që për një pastruese mund të jetë thjesht diçka për tu flakur. Gjeni shpjegimet sipas numrit të fotove.
1.Kjo është një vepër arti. Edhe ajo rrezikoi të pastrohej një ditë. Vepra e artit tregon se si komunikon hapësira e brendshme me atë të jashtme.
2.Këta frigoriferë të shkatërruar janë pjesë e një instilacioni që quhet E djeshmja.
3.Sigurisht që është vepër arti. Titullohet Dhoma poshtë shkallëve.
4.Edhe kjo është një vepër arti. Tregon një dhomë në një moment pushimi dhe e ka titullin Gramatika gjermane.

1

2

3

4