FOTO LAJM- Arvizu i veshur si Batmani
Share
I ka çuditur të gjithë me veshjen e tij natën e Halloween-it, ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. I veshur si Batman-i, ambasadori Arvizu ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që kishin vendosur ta kalonin këtë natë në ambientet e night club-it të njohur në kryeqytet, Living Room. Pavarësisht se i maskuar, ambasadori i SHBA si ka shpëtuar objektivit të aparatit duke na dhuruar për herë të parë këtë pamje të pazakontë, ndonëse për të kjo veshje e çuditshme mund të jetë mëse e zakonshme duke qenë se në vendin nga ai vjen, kjo festë, Halloween-i zhvillohet në mënyrë madhështore.
