E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të kërkosh për ar në mes të plehrave (FOTO)

Share

Ata e quajnë veten minatorë. Rrezikojnë jetën në mes të plehrave dhe një lumi toksik në kërkim të arit dhe bizhuterive të tjera. Janë plehrat e Guatemalës, mes të cilave të paktën çdo ditë 300 njerëz kërkojnë për ar.

41 vjeçari Edi thotë se çdo ditë gjen skrap me vlerë prej 20 dollarësh. Bëj më shumë para këtu sesa të punoj në një kompani të mirë, thotë ai. Madje një ditë gjeti një byzylyk me një vlerë prej 256 dollarësh. Shumë prej vijnë aty të veshur mirë, pastaj ndërrohen e futen në mes të plehrave. Qeveria e cilëson megjithatë një kërkim të tillë të paligjshëm. Në vitin 2008 një masiv plehrash vrau dhjetëra pasi i zuri poshtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›