Demir Dyrmishi:Si e kam shkruar historinë e komunizmit dhe Enver Hoxhës
Në një kohë që rishkrimi dhe rishikimi i figurave të caktuara historike debatohet gjithnjë e më shumë, është botuar dhe hidhet në treg vëllimi i katërt i Historisë së Shqipërisë, botuar nga shtëpia botuese "Toena". Ky vëllim, i cili përfshin dy periudha të historisë së shqiptarëve, Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, që fillon me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill 1939, dhe përfundon me çlirimin e saj, më 29 Nëntor 1944, dhe periudhën pas lufte, periudhën e sistemit komunist, që përfshin vitet 1945-1990, është përmbyllja e projektit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të Historisë, i nisur që në mesin e viteve ‘90. Në këtë vëllimin nuk është përfshirë periudha që nis me përmbysjen e regjimit komunist (1990) dhe vendosjen e sistemit demokratik, pasi arkivat që përmbajnë dokumentet e kësaj periudhe, sipas legjislacionit në fuqi, janë ende të mbyllura. Për hartimin e vëllimit kanë punuar një numër autorësh të njohur, specialistë të fushave e të problemeve përkatëse, punonjës dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të Institutit të Historisë, pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe studiues nga Kosova, me redaktor përgjegjës prof.dr Gjelal Gjeçovi. Për herë të parë në vëllim përfshihen ngjarjet që kanë përjetuar shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, në Çamëri e në diasporë, në vitet e luftës e në periudhën pas saj. "Periudha e dytë, 1945-1990 nuk ka qenë e lehtë në trajtim për një varg arsyesh. Së pari, nuk është e lehtë të shkruash historinë e njerëzve ose të forcave që janë ende gjallë e aktive në jetën shoqërore, që janë, sigurisht, të ndjeshme ndaj asaj se çfarë shkruhet e si vlerësohet veprimtaria e tyre në të kaluarën, aq më shumë që në radhët e tyre, të të gjitha krahëve, ka jo pak ekstremistë që kërkojnë e, madje, bëjnë dhe presion që historia të shkruhet sipas pikëpamjeve të tyre. Në këtë vështrim, kishte të drejtë Noli kur thoshte se një vepër historike mban dhe vulën e kohës në të cilën ajo shkruhet. Së dyti, vështirësitë shtohen dhe nga trashëgimia në fushën e studimeve për këtë periudhë. Deri në vitin 1990 punimet për të kanë qenë të njëanshme, të politizuara e skematike. Ato nuk mund të dilnin jashtë skemave dhe jashtë kërkesave politike të kohës. Për rrjedhojë, autorët, përgjithësisht, përpiqeshin t‘i shmangeshin analizës së problemeve të mprehta të shoqërisë shqiptare. Edhe pas vitit 1990, një pjesë e autorëve kanë vazhduar të shkruajnë me të njëjtën metodë, prandaj dhe punimet e tyre janë të mbushura me sulme, me sharje, me politizime dhe me një prirje të theksuar për të mohuar çdo gjë të vlerësuar më parë nga historiografia shqiptare. Mirëpo historia nuk mund të shkruhet me metodën e denigrimit, e aq më pak me sulme e me sharje. Autorët e vëllimit IV janë përpjekur të largohen nga trajtesa të tilla, që janë më afër politikës sesa shkencës, me qëllim që publikut t‘i jepet një vepër shkencore, që t‘i afrohet sa më shumë që të jetë e mundur realitetit. Sigurisht, nuk mund të pretendohet se kësaj i është arritur në shkallën më të mirë të mundshme e në të gjitha aspektet. Por, gjithsesi, me këtë vëllim mendojmë se bëhet një hap në drejtimin e duhur", shprehet Xhelal Gjeçovi në parathënien e vëllimit. Sigurisht që regjimi komunist, problemet politike, ngjarje aq shumë të përfolura me personazhe të caktuara politike, zënë edhe pjesën kryesore të këtij vëllimi. Prof.dr Demir Dyrmishi, i cili është edhe hartuesi i historisë së kësaj periudhe në vëllimin IV, në intervistën e mëposhtme për Gazetën, tregon se si është trajtuar kjo periudhë në aspektet kryesore të saj. Si është parë periudha e regjimit komunist. Cili ka qenë roli i Enver Hoxhës si diktator, cilat kanë qenë marrëdhëniet e tij me figura të caktuara politike si Koçi Xoxe, Nako Spiro, Sejfulla Maleshova. A e vranë apo u vetëvra Mehmet Shehu? Si ka lindur dhe është zhvilluar lufta e ashpër e klasave dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur Hoxha.
Zoti Dyrmishi, në vëllimin e ri të sapobotuar ju keni shkruar historinë e Shqipërisë nën regjimin komunist dhe problemet politike. Si është trajtuar kjo periudhë, cilat janë aspektet më shumë të nënvizuara?
Në kuadrin e vëllimit IV të Historisë së Shqipërisë, si autor kam trajtuar problemet politike të periudhës pas çlirimit. Në trajtimin historik nuk duhet të bëhemi nihilistë për arritjet e njërës apo tjetrës periudhë. Edhe gjatë regjimit komunist, populli shqiptar ka punuar, ka zhvilluar industrinë, bujqësinë, arsimin, shkencën dhe kulturën. Në përgjithësi këto kanë qenë disa arritje të popullit tonë po edhe të regjimit që ishte në fuqi, të cilat nuk mund të mohohen dhe janë pasqyruar deri në njëfarë mase edhe në këtë vëllim. Por gjithashtu, dihet që gjatë regjimit komunist ka pasur edhe defekte, dobësi, mangësi, të cilat duhet të evidentohen e t‘i paraqiten opinionit publik, mbarë popullit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve, që të njihet realisht me historinë e kësaj periudhe. Të metat e këtij regjimi janë të lidhura me vetë sistemin politik që u zgjodh në atë periudhë sesa me personin që e drejtoi, Enver Hoxhën. Në kushtet e mungesës së pluralizmit politik, kushdo që do të drejtonte do të bënte gabime të kësaj natyre, do të mohonte deri në njëfarë mase liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ky sistem politik çalonte në faktin që edhe pse propagandonte lirinë, demokracinë, shprehjen e mendimit, lirinë e fjalës, të ndërgjegjes, në praktikë nuk e realizonte. Mbahej një qëndrim i dyfishtë; në teori pranohej se kishte liri e demokraci, ndërsa në praktikë cungohej krejtësisht. Si rrjedhojë ndodhi që të gjithë ata që mendonin ndryshe me udhëheqësit e Partisë të trajtoheshin jo si kundërshtarë politikë, por si armiq të atdheut, të popullit, edhe pse nuk ishin të tillë. Ata shprehnin thjesht një mendim të tyrin.
Protagonisti kryesor i kësaj periudhe është pa dyshim Enver Hoxha. Si paraqitet ai si udhëheqës politik i popullit shqiptar?
Mendoj se figura e Enver Hoxhës është parë bardhezi; me të mirat, arritjet, sukseset, por edhe me dështimet si person, drejtues politik i vendit, por edhe si sistem politik. Nëse në regjimin komunist, historianët, publicistët dhe të gjithë ata që e propagandonin atë, e shikonin vetëm me syrin e lavdërimit dhe të kultit të personit duke i thurur himne, në këtë vëllim janë parë dhe të metat. Në mënyrë të veçantë është trajtuar lufta e klasave që është zhvilluar në mënyrë ekstreme në vendin tonë. Mund të thuhet se është një njollë e zezë në historinë e popullit.
Cili është epiteti që i keni vënë Enver Hoxhës? E quani diktator?
Nga gjithë zhvillimi i ngjarjeve politike në vend gjatë 45 viteve të regjimit komunist, nuk ka dyshim që Hoxha është diktator. Edhe unë e kam quajtur të tillë gjatë shkrimit të tekstit. Jam përpjekur që të mos e teproj dhe të ruaj gjuhën e ftohtë të studiuesit. Por më shumë e shoh atë si pjellë të sistemit diktatorial, të një sistemi njëpartiak që nuk lejonte pluralizëm politik, mendime ndryshe, parti të tjera politike. Çdo njeri tjetër që mendonte e shprehej ndryshe, konsiderohej, gjykohej e dënohej si armik. Diktatura është vendosur në Shqipëri që me çlirimin e vendit më 29 nëntor 1944 derisa u vu në baza ligjore. Kjo diktaturë erdhi duke u forcuar. Hoxha ishte në krye dhe ai mban përgjegjësinë kryesore për ushtrimin e diktaturës. Nuk mund ta zhveshim nga kjo e vërtetë. Ai i forcoi pozitat e tij e njëkohësisht edhe të diktaturës në nëntor të 1944-ës, kur arriti të merrte frenat në dorë dhe të vendoste unitet në radhët e Byrosë Politike. Zgjodhi persona që t‘i kishte në krahë të tij, doli i larë nga gabimet që kishte bërë dhe pozitat e tij filluan të forcoheshin gjithnjë e më shumë pas vitit 1945. Ai drejtoi me duar të hekurta derisa qe në krye të Partisë.
Ju përmendët më lart luftën e klasave si njolla e zezë e historisë. Si është parë ndikimi i tyre për jetëgjatësinë e këtij regjimi?
Lufta e klasave ka ekzistuar që në lindjen e shtetit. Pas formimit të institucioneve shtetërore, ligji mban në vetvete dhe një lloj diktature. Lufta e klasave që është zhvilluar pas çlirimit, si një faktor tepër negativ i popullit tonë, është parë në dy aspekte. Së pari, lufta e klasave jashtë radhëve të Partisë dhe ajo brenda radhëve. Gjatë regjimit komunist ne i kemi mëshuar shumë problemit të parë, luftës kundër personave që ishin jashtë Partisë dhe shfaqnin mendime të kundërta. Këtë e kemi propaganduar si përpjekje që bënin forcat kundërshtare, jo armiqësore siç është thënë dikur, për ta përmbysur regjimin komunist jo vetëm me propagandë, agjitacion apo në mënyra të tjera. Kjo rezistencë bëhej në mënyrë ilegale, por sidoqoftë në rrethana të mungesës së lirisë dhe mendimit, ata janë përpjekur që të organizohen dhe të propagandojnë kundër regjimit komunist, madje të vënë në shenjë udhëheqës dhe drejtues të lartë të partisë dhe shtetit për t‘i likuiduar edhe fizikisht. Këto forca kundërshtare kanë pasur mbështetjen nga shtete e demokracitë perëndimore, në mënyrë të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia. Nuk përjashtohen shtetet tona fqinje si Italia, Jugosllavia, Greqia, të cilat nuk hoqën dorë dhe vazhdojnë të mos heqin dorë nga pretendimet e tyre territoriale ndaj Shqipërisë. Por nëse forcat ndërkombëtare nuk kishin ndërmend të ndërhynin ushtarakisht, forcat kundërshtare politike të brendshme kërkonin rrëzimin e regjimit komunizmit me çdo kusht, qoftë dhe me forcën e armëve. Një aspekt tjetër ishte lufta e klasave në gjirin e Partisë, sikurse është deklaruar nga vetë regjimi dhe udhëheqja e PPSH-së. Edhe ata kanë qenë kundërshtarë të brendshëm të Enver Hoxhës apo të ndonjë personi tjetër që ishte në udhëheqje, por në dallim nga kundërshtarët e parë, këta nuk ishin për ta rrëzuar regjimin komunist me dhunë. Ata kërkonin të bëheshin disa ndryshime politike dhe ekonomike brenda sistemit ekzistues, të kishte një liberalizim të mundshëm në jetën politike e ekonomike brenda vendit. Nga ana tjetër ishte edhe një luftë karrigesh. Kishte nga ata që ishin të pakënaqur, apo që kishin pasur dikur një pozicion dhe e kishin humbur. Këta prisnin momentin e përshtatshëm që të riktheheshin. Kjo nuk realizohej pa rrëzimin e udhëheqjes, Hoxhës, Shehut e të tjerë që i pasonin.
Pas viteve ‘90 deri më sot, shumë figura politike të asaj kohe janë ngritur apo rrëzuar, janë komentuar vazhdimisht edhe me daljen e dokumenteve të panjohura më parë. A thuhen disa të vërteta për këto personazhe të regjimit në këtë vëllim?
Ka edhe raste që ka pasur goditje krejtësisht të padrejta. Janë hedhur akuza të atilla që po t‘i ballafaqosh sot me dokumentet arkivore, nuk qëndrojnë. Janë kryesisht akuza politike ndaj personave që donin t‘i spostonin për të mos i pasur kundërshtarë apo rivalë politikë. Për mendimin tim, rast tipik është problemi i Sejfulla Maleshovës. Maleshova është parë si udhëheqës i Partisë, si oportunist që ishte zëdhënës i borgjezisë, si person që prirej ndaj koalicioneve me armikun e klasave e në mënyrë të veçantë akuzohej për koalicion me klerin katolik. Ai akuzohej se ishte kundër sistemit socialist dhe për ruajtjen e sektorit privat. Por në të vërtetë, ai nuk ishte kundër veprimit të Partisë. Për fat të keq ka dhe studiues, publicistë apo edhe ndonjë historian, që i atribuojnë Maleshovës edhe gjëra që nuk i ka e nuk i meriton. Nga gjithë studimi i dokumentacionit del se Sejfullai ishte antifashist si të gjithë komunistët e tjerë, ishte udhëheqës Partie. Pikëpamjet që ai shprehu në Plenumin e Katërt, në tetor të 1945-ës, atëherë kur vendi ishte në pikun e fushatës elektorale për zgjedhjen e Asamblesë Kushtetuese, ishin çështje që i diskutonte dhe i kishin në vëmendje të gjithë udhëheqësit e Partisë, e gjithë Byroja Politike, përfshirë këtu edhe Hoxhën. Nuk është e vërtetë se Sejfulla Maleshova ishte oportunist e kishte mendime të kundërta me udhëheqjen e Partisë. Përkundrazi, e gjithë udhëheqja e asaj kohe ishte më liberale deri pa u bërë zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese për të ruajtur pozitat, mbështetjen nga shtresa e gjerë sociale dhe përkrahjen nga koalicioni antifashist. Sapo fituan zgjedhjet e 2 dhjetorit, ndryshoi menjëherë kursi i udhëheqjes së Partisë. Nëse do flasim për oportunizëm, atëherë kjo ishte në të gjithë Byronë politike, përfshirë edhe vetë Hoxhën. Sejfulla Maleshova e theksoi këtë deri në fund. Konkluzionet e mbledhjes së Byrosë Politike të 11 dhjetorit të 1945-ës ai nuk i ka firmosur dhe ka thënë hapur vendimin e tij. Për fat të keq në arkiva nuk janë procesverbalet e asaj mbledhjeje. Ndërsa nga konkluzionet del qartë se Sejfullanë e ka mbështetur Bedri Spahiu dhe Tuk Jakova për arsyet që thashë edhe më parë. Bedri Spahiu kërkoi dorëheqje nga udhëheqja e lartë e Partisë sepse, siç shprehej ai "nuk kam qenë në gjendje të mendoj me kokën time, por kam menduar me kokën e Sejfulla Maleshovës". Kjo ishte një thirrje indirekte që edhe të tjerët të reflektonin. Po për fat të keq, zëri i Sejfullait nuk u dëgjua nga shumica e Byrosë Politike dhe në mbështetje të Hoxhës u vu Nako Spiro dhe Koçi Xoxe. Në likuidimin politik të Sejfulla Maleshovës, Hoxha formoi një shumicë dhe vendosi që ai quhej si armik i Partisë e të mos kishte të drejtë të qëndronte në krye të shtetit. U shkarkua nga Byroja Politike dhe si anëtar i Plenumit, u mbajt formalisht si ministër i Arsimit në qeverinë e parë deri më 1947.
Për heqjen e tij nga skena politike ishte i interesuar edhe Koçi Xoxa, Pandi Kristo, Nako Spiro, sepse ai në Plenumin e Beratit në nëntor 1944 nuk kritikoi vetëm Hoxhën për qëndrime sektare, por dhe Nakon me Xoxën. Nëse Maleshova dilte si person i pagabueshëm, i cili duhet thënë se e lakmonte kreun e Partisë, përbënte problem edhe për Xoxën e Spiron që po ashtu e synonin atë post. Për këtë u bashkuan në luftën politike kundër Maleshovës.
Një pjesë e veçantë i kushtohet edhe Mehmet Shehut, si figurë politike. A sjellin dokumentet një trajtim të ri për marrëdhëniet e tij me Hoxhën?
Ne gjykojmë mbi bazën e dokumenteve që kemi sot në dispozicion dhe konkluzionet janë të vështira kur ende kemi dosje të mbyllura. Qëndrimi politik i Mehmet Shehut në radhët e Partisë ka probleme të ndërlikuara. Vet Hoxha, nga fundi i dhjetorit 1945, ka propozuar që Mehmet Shehu të merrej me politikë, të mos ishte vetëm figurë ushtarake. Kështu u zgjodh në radhët e Byrosë Politike. Në kushtet kur Hoxha nuk e kishte shumicën e Byrosë Politike, gjykonte që të tërhiqte në radhët e saj persona që t‘i kishte në krahun e vet. Në këtë kuadër, thithi në radhët e Byrosë Mehmet Shehun, Fadil Paçramin dhe Liri Belishovën. Hoxha hasi në rezistencë të madhe në Byro nga Koçi Xoxe, i cili ishte numri dy, sepse ai nuk pranonte që këta të tre të ishin në radhët e Byrosë Politike. Nuk i njohu asnjëherë si anëtarë. Në këtë periudhë Hoxha arriti të kishte për vete edhe Nako Spiron. E shihte si të vetmen dritë nga ku mund të zgjidhte problemet e ndërlikuara që kishte në udhëheqje mes grindjeve e mungesës së unitetit. Pengesë kryesore ishte Xoxa, pas të cilit qëndronin jugosllavët, të cilët synonin që përmes tij dhe personave të tjerë të arrinin qëllimet shoviniste dhe bashkimin e Shqipërisë me Republikën Federale të Jugosllavisë. Kjo nuk u arrit. Jo për meritë të Enver Hoxhës. I ndodhur në minorancë pas vetëvrasjes së Nakos, Hoxha qe i detyruar t‘i nënshtrohej përkohësisht Koçi Xoxës dhe e pranoi paktin jugosllav për bashkimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë, por nëse për bashkimin ekonomik ka një konventë të miratuar nga Kuvendi Popullor i 1946-ës, për bashkimin politik nuk ka ndonjë vendim Partie, Byroje, Plenumi që të ketë miratuar bashkimin politik. Ngelën vetëm mendime. Tërheqja e udhëheqjes së Partisë nga kërkesa shoviniste e Beogradit duhet shpjeguar me faktorë ndërkombëtarë dhe konkretisht Moskës. Për Xoxën nuk marr përsipër as ta dënoj, as ta rehabilitoj. Bëj historinë e asaj që ka ndodhur. Nuk them se është armik, agjent, sepse nuk ka dokumente të mirëfillta. Ai vet ka pranuar në mbledhjet e Partisë që ka qenë personi më i ndikuar dhe i influencuar nga Beogradi. Në Plenumin e 11 shtatorit ‘48 dhe Kongresin e Parë të Partisë në nëntor të atij viti, Shehu shihej krahu i djathtë i Hoxhës. Ai u hodh krejtësisht në mbrojte të tij dhe ishte personi numër një pas Hoxhës që vuri në bankën e të akuzuarve Xoxën, Pandi Kriston dhe persona të tjerë që ishin lidhur me ta. Që në atë kohë, ai u lidh fort me Hoxhën, megjithatë pati momente që Shehu pësoi zhgënjim, pakënaqësi. Madje arriti deri aty sa të akuzojë Hoxhën dhe udhëheqjen e Partisë se e kishin humbur besimin ndaj Mehmet Shehut dhe për këtë problem ai njoftoi ambasadorin sovjetik. Por nuk i dha të drejtë dhe i tha që duhej të merrej vesh me udhëheqjen e Partisë. Ky qëndrim i Moskës zyrtare e detyroi Shehun që në një nga mbledhjet e Byrosë Politike që u mbajt në 1953, të bëjë një autokritikë të thellë, të pranojë gabimin e "rëndë" që denoncoi tek ambasadori sovjetik. Pranoi që ishte gati të merrte përsipër çdo përgjegjësi që do t‘i jepte udhëheqja e Partisë. Por me sa duket Hoxha, por dhe udhëheqësit e tjerë të Byrosë, pasi bënë kritika të rrepta ndaj tij, e panë të udhës që kjo çështje të mbyllej në mbledhjen e Byrosë Politike e të mos shkonte poshtë në Plenum. Kjo divergjencë e madhe e Hoxhës me Shehun në 1953 u mbyll shpejt, pa ditur gjë Partia. Me sa duket, Hoxha nuk donte kundërshtarë brenda radhëve të Partisë dhe prandaj gjykoi që pasi la postin e tij si Kryeministër për një varg arsyesh, ia ofroi Mehmet Shehut, i cili u bë Kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë. Mund të them se, që nga ajo kohë që ka qenë Kryeministër dhe deri në fund të jetës së tij, të paktën në fjalimet e diskutimet që ka bërë në mbledhjet e Byrosë Politike, në Kuvendin Popullor, ka mbrojtur vijën e Partisë së Punës së Shqipërisë. Por si Shehu dhe Hoxha, në çështjen e pushtetit nuk bënin lëshime. Nga dokumentet që kam shfletuar në arkiv, kam arritur në një konkluzion, për të cilin nuk doja të isha i shpejtuar se Shehu priste momentin e përshtatshëm që ta rrëzonte Hoxhën e të vihej në krye të Partisë e të shtetit.
Një nga çështjet që nuk ka marrë ende përgjigje deri më sot, por që është folur shumë, është fakti nëse Mehmet Shehun e vranë apo u vetëvra. Ju çfarë përgjigje i jepni?
Ne nuk i kemi në dispozicion të gjitha dokumentet që të arrijmë në një përfundim të plotë. Nga letra që ai ka lënë, gjykoj se ka vrarë veten. Me sa material është hedhur në qarkullim për këtë problem, nuk mund të vë dorën në zjarr, por gjykoj se ka pasur diçka të madhe mes tyre. Natyrisht nëse është e vërtetë ato që kanë thënë të tjerët që u gjykuan dhe u pushkatuan pas tij, si Kadri Azbiu, atëherë them që duhet të kenë qenë të gjithë në lojë dhe në momentin që Azbiu e kuptoi që loja u zbulua, e rekomandoi që ta mbyllte këtë problem dhe nuk kishte rrugë tjetër veç t‘i jepte fund jetës.
Sa objektive është historia e shkruar në këtë vëllim të katërt dhe të fundit të Historisë së Shqipërisë?
Historiani operon vetëm në bazë të dokumenteve. Ky vëllim i katërt, duke pasur parasysh vëllimin e madh të dokumentacionit arkivor, i vënë në dispozicion për studiuesit vetëm vitet e fundit, them se është mbështetur në baza të qëndrueshme, reale. Nuk ka vëllim që të mos ketë kritika dhe vërejtje, por në përgjithësi është shkruar me një frymë të re, demokratike, jashtë ndikimeve politike, ideologjike të kohës dhe si i tillë do t‘i shërbejë opinionit publik.