E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demiraj: Huamarrja e brendshme nuk ka cenuar likuiditetin

Drejtori i Përgjithshëm i Borxhit Xhentil Demiraj, u shpreh se huamarrja për këtë viti, është kryer në përputhje me ligjin. Sipas tij, Ministria e Financave po monitorin me kujdes likuiditetin në tregun e brendshëm.

“Huamarrja e vitit 2010 vijon te kryhet në përputhje me Ligjin e Buxhetit për këtë vit. Sipas këtij ligji, deficiti vjetor prej 49,7 miliard lekesh do te financohej nëpërmjet Huamarrjes se Brendshme prej 39,6 mld leke, dhe financimit te huaj nga kreditë e zhvillimit prej 10.1 mld. Deri me tani, huamarrja e brendshme ka arritur ne 14,5 mld leke apo 36% e totalit të saj për gjithë vitin”, u shpreh ai.

Gjatë deklaratës, drejtori i Borxhit u shpreh se huamarrja e brendshme nuk ka cenuar aspak likuiditetin e bankave ne dispozicion te sektorit privat, gjë që është evidente nga norma mesatare e mbulimit të ankandeve. Më tej, ai tha se Ministria e Financave, po shqyrton mundësinë e emetimit të një Eurobondi, për të cilin po pritet momenti i përshtatshëm për stabilizimin e tregjeve të kapitalit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›