Raporti, rriten çmimet e karburanteve dhe ilaçeve
09/06/2010 INSTAT
Indeksi i çmimeve të konsumit shënoi përsëri rënie në muajin maj. Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit për muajin maj ra në 3.1 për qind, nga 3.5 për qind që ishte në muajin prill. Kontributin kryesor në rënie e dha grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, që për muajin maj regjistroi një normë inflacioni prej 3.7 për qind, nga 4.8 për qind që ishte në muajin prill. Në rritje rezultoi inflacioni për dy grupe të tjera, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti”. Në rënie të lehtë edhe inflacioni i grupit “Transport”, që për majin ishte 6.4 për qind, nga 6.6 për qind që ishte në muajin prill. Megjithatë, INSTAT bën të ditur se gjatë muajit maj çmimet e karburantit pësuan rritje krahasuar me muajin e mëparshëm dhe konkretisht, çmimi i naftës u rrit me 2.3 për qind dhe çmimi i benzinës u rrit me 2.1 për qind. Dalja në treg e prodhimit vendas ka bërë që grupi i zarzavateve përfshirë dhe patatet të pësojnë uljen më të madhe me afro 17. 5 për qind. Ndërkohë që ulje çmimesh janë vërejtur edhe në nëngrupin e ushqimeve si sheqer, bulmetet, mish etj. Ndërsa rezulton se grupi i frutave ka pësuar një rritje të çmimit. Por të sëmurët e kanë ndjerë veten edhe më keq, pasi ilaçet e domosdoshme për shëndetin e tyre janë shtrenjtuar me 1.7 për qind.