E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demirel: Kosova dhe Bosnja të integrohen në BE

“Për fat të keq, ashtu si edhe më parë, Ballkani vuan ende nga destabiliteti dhe problemet e sigurisë”, ka thënë Demirel gjatë një konferencë për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Bruksel, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të rajonit, Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së.

“Nuk mund ta injorojmë realitetin; kompleksitetin e atmosferës politike në disa shtete të rajonit, që janë shkak për brengosjen e të gjithëve, veçanërisht Kosova dhe Bosnje Hercegovina që kanë potencial të shkaktojnë efekte zinxhirë përgjatë Ballkanit”, ka deklaruar Demirel.

Ish-presidenti i Turqisë ka thënë se i gjithë Ballkani mund të ballafaqohet me fatin e njëjtë dhe të bëhet skenë e konflikteve të reja, andaj, ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë me përgjegjësi. /Telegrafi/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›