E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda: Kosova ka pasur të drejtën e vetëvendosjes

"Prandaj Ligji ndërkombëtar lejon proklamatën për pavarësinë e Kosovës", ka thënë përfaqësuesja e Holandës, Liesbeth Lijnzaad, duke hedhur poshtë pohimet se Kosova mund të ishte precedent i rrezikshëm në të drejtën ndërkombëtare.

Lijnzaad këtë përfundim e mbështeti në theksimin se autoritetet në Beograd në mënyrë sistematike gjatë kanë shkelur detyrimin që të respektojnë dhe avancojnë të drejtat e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje të brendshme, vetëqeverisje, si dhe të drejtat e tyre të njeriut.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, ka theksuar Lijnzaad, popujt kanë të drejtë për vetëvendosje, si "mjetin e fundit", kur kjo e drejtë u është mohuar brenda shtetit, ndërkohë që të gjitha mundësitë e tjera janë shteruar nëpërmjet procesit politik dhe negociatave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›