Demo: Brenda marsit finalizohet struktura e Akademisë së Pushtetit Vendor

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Akademia e Pushtetit Vendor ndodhet në fazën përfundimtare të ngritjes dhe se këto ditë do të zgjidhet edhe kreu i saj.
Gjatë një konference për shtyp, Demo tha se procesi i përzgjedhjes po zhvillohet në bashkëpunim me shoqatat e bashkive dhe qarqeve, pjesë e komisionit që do të përcaktojë drejtuesin e Akademisë së Pushtetit Vendor.
Ai nënvizoi se brenda muajit mars do të finalizohet e gjithë struktura e re, e cila do të jetë më pas e fokusuar te sfidat dhe nevojat e pushtetit vendor.
Sipas ministrit, pas shpalljes publike të vakancës, kanë aplikuar 22 kandidatë.
“Procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent dhe në bashkëpunim me partnerët e tjerë institucionalë”, deklaroi Demo. /j.p/
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në konferencë për mediet, foto: Andrin Hoxh... 1 nga 8