E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia duhet te funksionoje normalisht

Takimi Kongresmeni i SHBA

Presidenti i Republikes Bamir Topi priti kongresmenin amerikan Geri Piters i cili ne kete takim me kryetarin e shtetit shoqerohej nga zevendesambasadorja amerikane ne Tirane Deborah Xhons anetari i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan NAAC Martin Shkreli si dhe zoti Xhejson Shtajnbaum. Duke vene ne dukje mirenjohjen per mbeshtetjen e palekundur te qeverise dhe te popullit amerikan per perparimin e deritanishem te vendit ne anetaresimin ne NATO Presidenti Topi ritheksoi se Shqiperia e konsideron SHBA-ne nje mik te madh dhe nje partner strategjik per interesat e saj kombetare. Nga ana e tyre kongresmeni Piters zoti Shtajnbaum si dhe anetari i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan zoti Shkreli shprehen mirenjohjen per kete takim duke vleresuar rolin kushtetues dhe institucional te Presidentit Topi si dhe apelet e tij te qarta dhe te vazhdueshme ne favor te rivendosjes se dialogut konstruktiv politik per funksionimin normal te demokracise dhe te institucioneve te pavarura dhe kryerjen e reformave te nevojshme integruese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›