E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani perkujton 67-vjetorin e clirimit

Ceremonia

Qyteti i Elbasanit perkujtoi dje 67-vjetorin e clirimit te qytetit. Veterane te Luftes Nacional-lirimtare perfaqesues te pushtetit lokal dhe qytetare te shumte kane marre pjese ne ceremonine perkujtimore kushtuar 23 partizaneve te Brigades XVI-te Sulmuese te cilet dhane jeten per clirimin e qytetit 67 vjet me pare. Te gjithe se bashku kane perkujtuar clirimin e Elbasanit me 11 nentor 1944 duke vendosur kurora me lule ne lapidarin prane perroit te Zaranikes qe simbolizon perjetesimin dhe sakrificen qe kane dhene keta deshmore dhe veterane per te cliruar qytetin. Gjate fjales se tij kryetari i Bashkise Qazim Sejdini shprehu mirenjohjen per te renet. Ata do te perkujtohen me nderim te thelle dhe une perulem perpara aktit sublim qe bene partizanet tane per te luftuar okupatorin fashist - tha Sejdini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›