E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatura për president, Berisha pret Nanon

Sali Berisha dhe Fatos Nano / foto arkiv

Kreu i mazhorancës, Sali Berisha, ka pritur në kryeministri, kandidatin e vetëshpallur për president, Fatos Nanon.

Në përfundim të takimit, ish-kryeministri Nanon do të japë një prononcim të shkurtër për mediet. Ndërsa, Berisha ashtu siç edhe veproi kreu i opozitës, do të preferojë të prononcohet me anë të njoftimit për shtyp.

Një ditë më parë, Nano u shpreh se takimi me kreun e maxhorancës ka një rëndësi të dorës së parë.

Dje, gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha u shpreh se do të prononcohet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri pas Samitit të NATO-s në Çikago. Ndërsa ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu pas takimit me kreun e opozitës u shpreh se presidenti duhet të zgjidhet që në raundin e parë, ku nevojiten 84 vota.

Procedurat parlamentare për zgjedhjen e presidentit pritet të fillojnë para datës 24 maj. Krahas turit të takimeve të Nanos edhe kreu i opozitës, Edi Rama, po mban takime me krerët e partive parlamentare dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë.  /G.N – F.S/

(vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›