E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratët braktisin mbledhjen e Këshillit bashkiak në Vlorë

Grupi i demokratëve në Këshillin Bashkiak të Vlorës ka braktisur mbledhjen e rradhës, të cilën ishte parashikuar votimi për miratimin e buxhetit shtesë të këtij viti. Sipas tyre në projektvendimin e propozuar nga kryetari Gjika i kërkohej Këshillit Bashkiak miratimi i 260 milion lekëve shtesë, për 9 projekte të cilat nuk kanë nisur ende. Bojkotimi i mbledhjes u mbështet edhe nga keshilltarët e LSI-së, por kjo nuk pengoi shumicën socialiste ta miratojë atë.
Përveç kësaj këshilltarët socialist votuan edhe për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Arben Sinani përfaqësues i LSI-së, i cili nga ana e tij e quajti një maskaradë vendimin e Këshillit Bashkiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›