Liri Berisha konferencë në New York për autizmin
Bashkëshortja e kryeministrit, Zonja Liri Berisha ka organizuar së bashku me znj Suzan Wright Presidenten e qendrës më të madhe mbi autizmin në New York “Autism Speakes”, një konferencë mbi përpjekjet për studimin dhe kurimin e sëmundjes së autizmit. Të pranishme në këtë konferencë kanë qenë dhe Zonjat e para. Presidentja e “Autism Speakes”, zonja Suzanne Wright bëri një ekspoze mjaft vlerësuese mbi punën e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” i cili drejtohet nga znj Berisha, si dhe mbi arritjet e këtyre përpjekjeve në këtë fushë. Në fjalën e saj zonja Liri Berisha ka deklaruar se për sëmundjen e autizmit në Shqipëri janë bërë hapa konkrete.
Konferenca e mbajtur në New York mbahet për herë të dytë dhe nën kujdesin e zonjës Ban Ki Mun. Më datë 2 prill, në Ditën e Kombeve të Bashkuara për Autizmin, Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” është bërë pjesë e iniciativës globale për studimin e autizmit.