Fullani: Leku, i qendrueshëm. E pa bazë, pasiguria në treg
Guvernatori Ardian Fullani i ka cilësuar si artificiale luhatjet e konsiderueshme që monedha vendase ka njohur ditët e fundit në kursin e këmbimit, sidomos në raport me euron. Leku, tha Guvernatori i Bankës Qendrore, gjatë një takimi të organizuar në Tiranë me homologun e vet turk, është një monedhë e qendrueshme dhe se pasiguria e shfaqur nga agjentët ekonomikë në gjykimin e Bankës së Shqipërisë është e pabazë.
Fullani “Leku dhe kursi i këmbimit duhet lënë të qetë. Veprimet e nxituara kanë kosto financiare për individët që i ndërmarrin dhe për ekonominë. Luhatshmëria dhe pasiguria të vërejtura këtë vit, por edhe këto ditë nuk kanë asnjë bazë sipas Bankës së Shqipërisë.”
Guvernatori Fullani theksoi se Banka e Shqipërisë ndjek një politië fleksibël të kursit të këmbimit, e përcaktuar nga ofertë-kërkesa në treg, teorikish kjo njihet si mënyra më efikase për qendrueshmërinë e kursit të këmbimit për vendet në zhvillim tha Fullani, teksa i bëri thirrje agjentëve ekonomikë të shohin lekun si monedhën ku duhet të ruajnë kursimet dhe të mbështesin aktivititetin deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Fullani “Ftoj të gjithë agjentët ekonomikë të gjykojnë me gjakftohtësi. Leku është instrumenti më i mirë për të ruajtur kursimet, është zbutësi më i mirë i luhatjeve të vlerës së pasurisë. Leku është monedhë e suksesshme. Do të na çojë tek portat e Europës.”
Deklaratat e Guvernatorit u bënë në një ditë kur Leku vijoi të humbë terren në raport me monedhat kryesore. Në tregun e lirë valuator këtë të enjte krahasuar më një ditë më parë një euro u shkëmbye për rreth 2,6 lekë më shumë teksa ju drejtua nivelit historik të 138 lekëve, ndërkohë që dollari u rrit me 1,5 lekë.