Kampionati i te pastreheve Skocia fiton trofeun e pare boteror

Skocia ka fituar trofeun e parë në Botërorin e futbollit për të pastrehët, duke mundur në finale 4-3 Meksikën. Turneu i rallë u zhvillua në Paris, ndërsa morën pjesë 64 skuadra nga e gjithë bota, ndërsa në finale ishin të pranishëm dy fituesit e kupës së botës me Francën në vitin 1998 Emmanuel Petit dhe Lilian Thuram.
Përfaqësuesja skoceze qëndroi gjithmonë në avantazh dhe në fund ngriti trofeun në kullën Eifel, duke hyrë në histori si fituesja e parë e Botërorit të futbollit për të pastrehët. “Kjo është fantastike. Një eksperiencë e shkëlqyer për mua dhe për të gjithë djemtë.
Gjithçka gjatë këtij turneu ishte fantastike”, ka thënë lojtari i skuadrës skoceze Robert Hare. Sipas organizatorëve, ky turne shërben për të sensibilizuar të gjitha qeveritë botëre të ndihmojnë të pastrehët, të cilët janë shtuar shumë si pasojë e krizës financiare në vitet e fundit. Në Paris u zhvillua edhe Botërori i futbollit për femrat e pastreha. Ky kompeticion u fitua nga Kenia, e cila mundi në finale 4-3 Meksikën.
Nertan Prifti