Demokratët fillojnë sulmet kundër Romneyt
Sulmi i ashpër këtë herë nuk vjen nga kandidatët e tjerë që konkurrojnë për zgjedhjet paraprake republikane, por nga personeli elektoral i presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Edhe presidenti Obama duket se sheh tek Romney njeriun që ka shumë të ngjarë që në 6 nëntorin e ardhshëm ta ketë sfidues për postin më të lakmuar në planet dhe me sa duket u ka besuar përgjegjësve të fushatës së tij, detyrën për ta goditur kundërshtarin .
Kështu edhe pse kanë mbetur edhe 11 muaj nga gara elektorale, sfida është ndezur tashmë.
Romney është akuzuar ashpër në një spot televiziv, në të cilin flet frëngjisht.
Spoti është përgatitur nga rivali i tij, Newt Gingrich, që kërkon të heqë paralele mes zotit Romney dhe një tjetër politikani nga Massachusetts, demokratit John Kerry.
Spoti mban titullin French Connection (Lidhja franceze) dhe në të shfaqet Romney duke folur frëngjisht në Lojërat Olimpike Dimërore.