E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Vlerësimet e Standard & Poor, një nga tre

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se Evropa ka një rrugë të gjatë përpara për të rikthyer besimin e investitorëve, pas vlerësimeve të agjencisë “Standard & Poor”, e cila u uli dje pikët nëntë shteteve të eurozonës.

Merkel tha se vendimi nuk ishte i papritur dhe theksoi faktin se Standard & Poor është një nga tre agjencitë vlerësuese.

Austria, një prej nëntë shteteve që iu zvogëlua numri i pikëve, është përgjigjur sot përmes një deklarate, duke thënë se vendimi për të ulur vlerësimin e saj për një pikë ishte i pakuptueshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›