Islamistët fitojnë bindshëm zgjedhjet në Egjipt

Islamistët në Egjipt duket se kanë fituar bindshëm në zgjedhjet e para parlamentare, pas rrëzimit të Husni Mubarakut nga pushteti.
Vëllazëria e moderuar myslimane ka fituar sipas të dhënave të veta rreth 46 për qind të votave. Ndërsa partia më konservatore, Nur, ka fituar 23 për qind.
Rezultatet zyrtare të votimeve në Egjipt do të bëhen publike javën e ardhshme. Zgjedhjet kanë zgjatur disa javë.
Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, është shprehur i dëshpëruar gjatë një vizite në Kajro, për shkak të numrit shumë të vogël të grave që kanë kandiduar në zgjedhje.
Sipas të dhënave të deritanishme, gratë do të përbëjnë në parlament vetëm një për qind.