Sulmohen pelegrinët shiitë në Irak, mbi 20 të vrarë

Agjencitë perëndimore të lajmeve e kanë cituar policinë në qytetin jugor irakian të Basras të ketë thënë se të paktën 20 persona janë vrarë, kur një sulmues vetëvrasës, i maskuar si polic, shënjestroi një grup të pelegrinëve shiitë.
Policia tha se sulmuesi kishte veshur një uniformë policie dhe kishte një kartë identiteti, që i lejonte atij të kishte qasje në një pikë kontrolli, ku pelegrinët shiitë po prisnin për të shënuar përfundimin e Arbainit, një prej ditëve të shenjta në kalendarin shiit.
Policia tha se 11 prej të vrarëve ishin policë, ndërsa 40 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi.