E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Turqia bisedojnë për Iranin

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin turk Recep Tayip Erdogan, me të cilin ka diskutuar për një seri çështjesh në fushën e sigurisë.

Sipas medieve ndërkombëtare, në qendër të bisedimeve kanë qenë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, në veçanti në Iran dhe në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë shprehur të gatshme të mbështesin kërkesat legjitime për demokraci të shprehura nga populli sirian dhe kanë dënuar sërish regjimin e Assadit.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë amerikanë kanë akuzuar Iranin se po furnizon me armë regjimin sirian, për ta ndihmuar në shtypjen e protestave popullore.

Sipas zyrtarëve, gjenerali iranian, Qassem Soleimani, komandant i trupave elitë të Gardës Revolucionare, ishte këtë muaj në kryeqytetin sirian, Damask.

Këtë vizitë, funksionarët e Shteteve të Bashkuara e shohin si shenjën më konkrete për ndihmën që Teherani po i jep Sirisë në formën e materialit ushtarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›