E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Kosovës: Dihen çiftet e rrethit të parë

Të hënën, në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës.

Fituesi i fundit i këtij kompeticioni, Trepça ’89 do të luajë me Rilindjen, kurse kampioni aktual Prishtina do të ketë punë me Ballkanin.

Për garat e mëtejme janë kualifikuar: Besa, Istogu, Hysi, Liria, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Kosova (V), ngase kundërshtarët e tyre kanë hequr dorë nga garat e Kupës.

Ndeshjet janë me sistem eliminimi dhe do të zhvillohen me 17 tetor nga ora 13:00. Në rast të rezultatit të barabartë, zhvillohen vazhdimet 2 herë nga 15 minuta, e në rast se nuk përcaktohet fituesi as pas vazhdimeve, do të ekzekutohen penalltitë.

Shorti u tërhoq në mungesë të përfaqësuesve të klubeve, të cilët edhe një herë nuk shfaqën interesim për të qenë të pranishëm.

Çiftet e rrethit të parë: Drenica – Arbneshët, Drita – 2 Korriku, Ulpiana – Gjilani, Prishtina – Ballkani, Ferronikeli – Tefik Çanga, Flamurtari – Trepça, Trepça ’89 – Rilindja, Mushtishti – Hajvalia dhe Deçani – Vëllaznimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›