Demokratët zgjedhin sot kreun e PD, në garë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi për drejtimin e partisë

Demokratët do të vendosin sot për drejtuesin e partisë së tyre, ku në garë janë Sali Berisha, themeluesi dhe ish kryetari i PD, dhe demokrati Ibsen Elezi. Këto zgjedhje zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit, ku demokratët do të votojnë përmes parimit “një anëtar një votë” në 108 qendra votimi në të gjithë vendin.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Në fletën e votimit emri i parë është ai i Sali Berishës dhe pas tij, ai i Ibsen Elezit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ftoi të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike.
/rtsh.al/