Gara për kreun e PD, voton Ibsen Elezi: Drita e së ardhmes s’jemi as unë, as Berisha

Ibsen Elezi, i cili është në garë për kreun e PD, ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit. Gjatë fjalës për gazetarët, Elezi tha se as ai dhe as Berisha nuk janë drita e së ardhme, por proceset demokratike që do të sjellin të shpresën e partisë dhe demokratëve.
Ai tha nuk do të toleronte asnjë parregullsi në proces, ndërsa shtoi se deri tani nuk ka informacione që të ketë pasur të tilla. Ibsen Elezi tha se votat duhet të numërohen të gjitha dhe të mos përsëriten shkeljet e rënda në të kaluarën nga komisonerët.
“Sot nuk është e lejuar të bëj mesazh për veten. Komisionerët kanë në dorë një proces që ka të bëjë me demokracinë, me votën dhe ajo çfarë unë kam bërë thirrje sot që në mëngjes është të heqin imazhin e 13 qershorit, të numërojnë çdo votë. Ka zëra që qarkullojnë se proceset kanë pasur shkeljet nga më të rëndat në të kaluarën. Unë bëj thirrje dhe vjen logjikisht, nuk kam informacion dhe asnjë fakt për shkelje deri tani. Ka qenë situatë e tensionuar që vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta dhe unë kam qenë tolerues. Drita e së ardhmes nuk është as doktori as unë, është demokracia. Jemi në sistem parlamentar se njerëzit duhet të vendosin për ide, jo për individë. Unë jam fokusuar shumë tek procesi dhe kam pranuar të jem në garë dhe nuk mund të hiqja dorë nga gara se kam luftuar për proceset. Kam toleruar pafundësi shkeljes por sot nëse nuk verifikohet që komisionerët janë korrekt nuk e toleroj”, tha Elezi.
Ibsen Elezi garon përballë Sali Berishës për kreun e PD-së, ku sot do të vendosin demokratë se kush do të drejtojë partinë.
/rtsh.al/