E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokristianët e Romës kërkojnë orientimin e homologëve shqiptarë, në të djathtë të spektrit politik

12-04-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Partise Aleanca Demokristiane z.Zef Bushati zhvilloi nje vizite dyditore ne Itali i ftuar nga deputete te Partise Demokristiane te Casini-t. Ne diten e pare te qendrimit ne Rome, Kryetari Bushati u prit ne nje takim te veçante nga deputetet demokristianë italiane, On. Deodato Scanderebech dhe On. Teresio Delfino ne nje nga ambientet e Dhomes se Deputeteve ne Parlamentin Italian. Kryetari Bushati i njohu miqtë demokristiane italiane me pergatitjet qe Partia Aleanca Demokristiane po ben per te marre pjese ne zgjedhjet vendore te 8 Majit. "Konkurrojme ne 87 njesi zgjedhore - u tha Bushati- dhe ne listat tona jane te regjistruar 1047 kandidate. Shpresojme te arrijme nje rezultat te kenaqshem, i cili do te na sherbeje per forcimin edhe me tej te Partise, per te shkuar me te konsoliduar ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nuk jemi te kenaqur me situaten ne te cilen ndodhet elektorati demokristian, i cili ne te gjithe Shqiperine eshte me qindra mijera dhe qe perben nje garanci per ne demokristianet, për t’u perfaqesuar nga deputetet e tyre ne Parlamentin Shqiptar" - perfundoi Bushati. Nga ana e tij deputeti Italian On. Scanderebech vlerësoi takimin me Kryetarin e Demokristianëve te Aleances z. Bushati dhe shprehu krenarine e tij per origjinen shqiptare nga familja e Heroit Kombëtar Skenderbeut. On. Teresio Delfino dhe On. Deodato Scanderebech u angazhuan qe ne te ardhmen te intensifikojne kontaktet dhe bashkëpunimin me demokristianet e Aleances dhe e siguruan z. Bushati per nje mbeshtetje sa me te fortë me qëllim që demokracia kristiane në Shqiperi të zërë vendin qe i takon ne politiken shqiptare.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›