Në Tiranë, do të triumfojë e mira mbi të keqen
Këtë radhë në Tiranë, po ndeshet e mira me të keqen, e bukura me të shëmtuarën, e reja me të vjetrën, politika e të bërit me politikën e të folurit. Qytetari i Tiranës këtë radhë e ka më të lehtë me zgjedhur me votë në mes Bashës e Ramës, mjafton që t`u shikoje fytyrën. Zoti në të shumtën e rasteve njerëzve ua lexon shpirtin e veprat nëpërmjet fytyrës. Basha fytyrën e ka të bukur, për rrjedhojë shpirtin e ka të mirë dhe veprat do t`i ketë shumë të mira në shërbim të qytetarit të Tiranës, pjesë e të cilit ai është. Ndryshe qëndron puna me Ramën me natyrë të vrazhdë, zemër të keqe e vepra pambarimisht të këqija, jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë.
Basha shpalos alternativa zhvillimi në takime me qytetarët dhe optimizëm për t`i realizuar në kohë këto alternativa, që do e shndërrojnë Tiranën në çdo cep të saj në një qytet me parametra të nivelit evropian, optimizëm këtë, që e shpreh nëpërmjet buzëqeshjes së tij fare natyrshëm, ndërsa Rama, që për dhjetë vjet mburret vetëm me prishjen masive të kioskave në mandatin e tij të parë, që edhe këtë punë siç po del s`është e tija, por e Qeverisë Qendrore të atëhershme, nuk po shpalosë asnjë alternativë konkrete para qytetarit, mundohet ta kaloje këtë situatë mjerane me ngërdheshje. Rama duhet ta dije, se ka ikur koha e politikës për hir të politikës, por politika duhet të bëhet për hir të qytetarit.
Për Ramën slogani i fitores është: “E vetmja rrugë”, slogan ky i trashëguar nga paraardhësit e tij të Partisë së Punës, por si i mendon qytetarët e Tiranës Rama, njerëz pa vetëdije, të pazhvilluar e gjysmë të egër, njerëz xhunglash, që mund t`i mashtrojë në çdo kohë, duke i tejngopur me politikë boshe, thuajse nuk jetojnë këta për dhjetë vjet në një Tiranë të braktisur nga Kryebashkiaku Edvin Rama, që i përngjanë më shumë një fshati të humbur më të prapambetur të botës se sa një qyteti, ajo është shndërrua në një Tiranë kaotike, me ajër të ndotur, me rrugë të prishura, pa kanalizime, pa çerdhe, kopshte e shkolla, pa lulishte, sheshe lojërash e vende çlodhëse për moshën e tretë, Tiranë e pluhurosur dhe e betonizuar. Në Tiranë për dhjetë vjet radhas s’është vënë dorë fare për ta sistemuar, por vetëm për ta shkatërruar e për ta zhvatur pa pushim, që të mund të pasurohen në kurriz të Tiranës, e të tiranasve, disa punisto-mafiozë. Ç’votë kërkon Rama nga tiranasit, kur i ka katandisur në pikë të hallit, mos na merr për budallenj, ose të lajthitur nga mentë e kokës. A nuk e din Rama se dhe si ujë i pijshëm po të kishte qenë, për dhjetë vjet do ishte bërë i papijshëm, e jo më kur kishte qenë i papijshëm, për dhjetë vjet është shndërruar në helm dhe duke kërkuar të rivotohet për të katërtën herë do të helmoje jo vetëm Tiranën, por gjithë Shqipërinë, pra kjo është “e vetmja rrugë”, slogani mashtrues i Edvin Ramës.
Ndryshe qendron puna me Lulëzim Bashën, slogani i fitores për të është: “E para është Tirana, të parët jeni ju”, ai është kandidati i përbashkët i Aleancës për Qytetarin, Lulzim e ka emrin, dhe e ka treguar me vepra, se në çdo detyrë që i është besuar e ka lulëzuar, si në Ministrinë e Transportit me rrugën e Kombit, në Ministrinë e Jashtme e në Ministrinë e Brendshme, për arritjen e kritereve dhe detyrimeve teknike që nevojiteshin për heqjen e regjimit të vizave, por edhe për përmirësimin e dukshëm të imazhit të Shqipërisë. Një përkushtim të tillë, natë e ditë, do ta kishte si medalje prove çdo administrator i mirë, si ai që i duhet aq shumë Tiranës, e ky që i ka munguar për të qenë Qytetar i Parë është pa më të voglin dyshim, është Lulëzim Basha. Ja pse duhet të fitoje përfundimisht përkushtimi, përballë menefregizmit, dëshira për t`u përballur dhe fituar sfida me punë, programe dhe alternativa, pikërisht është kjo arsyeja, që slogani i fitores së Lulëzim Bashes të jetë: “Tirana është e para, qytetari është i pari”, kriteri i cilësisë, ka ardhur koha të ngrihet akoma dhe më lart, Lulëzim Basha paraqitet, si një simbol i koherencës në qëndrime, sjellje ndaj publikut, ndaj shtetit dhe administratës, gjithmonë në kuadrin e politikës që i përket. E kundërta ndodh me Edvin Ramën i cili karakterizohet nga tërbimi, sjellja inatçore, i fshehur pas ndonjë velloje mistike apo masonike.
Lulëzim Basha në jetën politike shquhet për frymë të re komunikimi, korrektësi bashkëpunimi me mediat, me bashkëpunëtorët e me njerëzit e thjeshtë, e pse jo dhe të qenit i ri dhe i këndshëm në sytë e qytetarëve, është kjo arsyeja qytetare, që do të dijë ta vlerësojë me votë, të mirën mbi të keqen, është pikërisht kjo arsye, që Lulëzim Bashën do të jetë dukshëm i fituar mbi Edvin Ramën.
Mos dhëntë zoti të fitoje e keqja, se kjo do jetë e keqe jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë, se do provojmë sërish në kurriz të jetës së përditshme, mitingje të dhunshme, bllokime rrugësh të të gjitha llojeve, greva urie, dhunë fizike, djegie e terror për të shkuar në zgjedhje të parakohshme... Po të humbë Rama, shpëton Tirana, shpëton e gjithë Shqipëria, shpëton Partia Socialiste e cila futet në rrugën e demokratizimit, për t`u shndërruar në një forcë progresiste si motrat e saj të Europës Perëndimore, e ne futemi në rrugë normale të demokratizimit.
Pra është kjo arsyeja, që mbarë qytetarët e Tiranës me votë plebishitare këtë radhë, si me 22 Mars të 1992, do votojnë për Lulëzim Bashën, se janë njëmijë përqind të bindur, se votojnë për të mirën e tyre, për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e gjithë shqiptarëve, brenda e jashtë kufijve shqiptarë, për të mirën e Kombit Shqiptar, për afrimin e tij drejt Bashkimit Evropian. Vota për Lulzim Bashën, është votë për Lulëzimin e Kombit, votë për progresin, votë për prosperitet e për zhvillim. 8 Maji, kur do fitojë Lulëzim Basha, do jetë Dita e Fitores së Madhe... me 9 Maj, Kryeqyteti i Shqipërisë, do i dhurojë mbarë Kombit Shqiptar, fitoren e së mirës mbi të keqen, fitoren e së bukurës mbi të shëmtuarën, fitoren e së resë mbi të vjetrën.