E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, drejtesi historike

Nje ish disident, i cili udheheq nje vend prej 2 milion banoresh, dikur i ndrydhur nga Sllobodan Milloshevici, do te marre javen e ardhshme presidencen e rradhes se Bashkimit Europian. Janez Jansa, kryeministri i Sllovenise, te marten do te drejtoje bisedimet e nivelit te larte mes kabinetit te tij qeveritar dhe komisionereve europian. Takimi do te mbahet ne fshatin Brdo Pri Kranju, jashte Ljubjanes, kryeqytetit slloven. Keshtu Sllovenia eshte e para, nga 8 vendet ish komuniste qe u anetaresuan ne BE ne vitin 2004, qe do te mbaje kete post te larte per 6 muaj. Kjo ngjarje ndodh ne nje kohe kur ceshtja e Ballkanit dhe ish Jugosllavise eshte rikthyer serish ne axhenden nderkombetare, per shkak te statusit te Kosoves. Ishte pikerisht vendi i vogel alpin i cili bashke me Kroacine nxiti shkendijat e para te shperberjes se ish Jugosllavise duke deklaruar pavaresine ne vitin 1991. Kryeministri 49 vjecar Jansa sheh nje fare drejtesie historike ne faktin qe vendi i tij do te marre udheheqjen e BE-se me me shume se 500 milion banore, ndersa Europa po perpiqet ti jape zgjidhje vatres se fundit te konfliktit ish jugosllav ne Ballkan. Social demokrati i cili ka qene i burgosur i rregjimit te Milloshevicit, beson se Sllovenia gezon pozicionin me te mire se sa vendet e tjera per tu perballur me ceshtjen e Kosoves, vecanerisht kur shqiptaret atje te shpallin pavaresine, pas zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, ne 3 shkurt. "Ne e njohim situaten dhe detajet e saj, gje qe eshte e veshtire te kuptohet nga skandinavet apo vendet e tjera me te largeta"-shprehet Janez Jansa.
Disa vende europiane tremben nga fakti se pavaresia e Kosoves mund te nxise nje vale te re dhune ne Ballkan, si dhe mund te thelloje mosmarrveshjet mes grekeve dhe turqve te Qipros. Por pjesa me e madhe e vendeve te BE-se jane te vendosura te njohin pavaresine e Kosoves, pavaresisht kundershtimit te vazhdueshem te Serbise dhe Rusise. Lideri slloven eshte pragmatist persa i perket te drejtes se Kosoves per te qene nje shtet i pavarur. Megjithese pranon nevojen qe statusi i krahines shqiptare te percaktohet sa me shpejt, ai mendon se Kosova edhe pas shpalljes se pavaresise duhet te vazhdoje te qendroje nen vezhgimin e BE-se dhe NATO-s. Ndaj ai mbeshtet plotesisht dergimin e misionit civil te Bashkimit Europian ne Kosove.
Daily Telegraph

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›