Kosova ne 16 janar ne Keshillin e Sigurimit
Keshilli i Sigurimit, i Kombeve te Bashkuara ne 16 janar do shqyrtoje raportin e kreut te UNMIK-ut, Joakim Ryker mbi zhvillimet ne Kosove. Lajmin e ka konfirmuar ambasadori libian Giadalla Ettalhi, vendi i se cilit per here te pare eshte anetar i perkohshem dhe njekohesisht kryesues i rradhes se Keshillit te Sigurimit. Gjjate nje konference per shtyp, ai tha se ende nuk eshte rene dakord persa i perket struktures se kesaj mbledhje, gje qe pritet te arrihet brenda javes se ardhshme. Takimi ishte parashikuar fillimisht qe te mbahej ne kuadrin e te ashtuquajturave konsultime lidhur me punen e UNMIK-ut, por presidenti serb Boris Tadic beri dje kerkese per te folur gjate ketij sesioni te Keshillit te Sigurimit. Si rrjedhoje anetaret e Keshillit kane vendosur te ndryshojne strukturen e takimit.
Ne nje raport mbi situaten ne Kosove ne tre muajt e fundit, sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki-moon u shpreh se statuskuoja ne Kosove eshte e paqendrueshme, per kete arsye prioriteti kryesor i Komunitetit Nderkombetar dhe i Keshillit te Sigurimit duhet te jete pikerisht percaktimi i statusit te Kosoves.