Vasiliu: Negociatat e Serbisë me BE-në, pas marrëveshjes për Kosovën

BE-ja do të fillojë negociatat për anëtarësimin e Serbisë në kohën kur Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë një marrëveshje rreth Kosovës. Kështu është shprehur ish-presidenti i Qipros, Iorgos Vasiliu duke shtuar se negociatat do të nisin kur Brukseli të jetë i sigurt se do të arrihet një marrëveshje mes palëve.
Negociatori kryesor për hyrjen e Qipros në BE është shprehur i bindur se sapo të arrihet një marrëveshje mes palëve, BE-ja ditën e ardhshme do të ketë vullnet të fillojë negociatat me Beogradin.
Në një intervistë për agjencinë Tanjug, Vasiliu ka thënë se ekziston nevoja të arrihet zgjidhje paqësore e kontestit midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se me këtë do të fillojnë negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE.
Ai beson se është e mundur që negociatat e Serbisë me BE-në të fillojnë edhe më herët nëse Evropa është e sigurt se do të ketë marrëveshje rreth Kosovës.