E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë gazetari Ramadan Bislimi

Ramadan Bislimi, i cili ushtroi profesionin e gazetarit mbi tri dekada ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.

I lindur në Gjilan në vitin 1938, ku kreu shkollën fillore, pasi u përgatit për misionin e arsimit dhe punës dhjetëvjeçare në këtë profesion, Ramadan Bislimi u bë gazetar i “Rilindjes”, ku e mbylli karrierën dhe moshën e punës.

Bislimi ishte korrespondent i gazetës "Rilindja" nga Gjilani, dhe pastaj punoi në redaksinë në Prishtinë, ku ushtroi detyra me përgjegjësi të raportuesit e të redaktorit.

Varrimi i të ndjerit u bë sot në Prishtinë, në praninë e familjarëve, miqve dhe kolegëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›