Demonstrata BE Te mos perseritet dhuna

Butler Palet te angazhohen per zgjidhje politike. Zedhenesja e Fules Parlamenti duhet te jete efektiv
Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule denon dhunen e ushtruar ne demonstraten e opozites qe u zhvillua me 21 janar. Nepermjet zedheneses se tij Natasha Butler ai deklaroi se Brukseli po e ndjek situaten me vemendje pasi Shqiperia eshte nje kandidate e mundshme per tu integruar ne BE. Shqiperia ka paraqitur tashme kerkesen per tu bere pjese e BE-se por pergjigjja e pare ishte negative. Butler shtoi se BE nuk mund te thote se kush eshte pergjegjes per te premten por eshte e rendesishme qe te perdoret retorika e qetesise dhe palet te angazhohen per zgjidhje politike te kesaj situate. Zedhenesja e komisionerit Fule foli edhe per protesten e paralajmeruar te opozites per tu zhvilluar diten e premte duke thene se eshte e rendesishme te shmanget dhuna dhe te manifestohet nje qendrim paqesor. BE ben thirrje per rikthim te qetesise pergjegjshmeri dhe respektim te ligjit. Pra eshte e rendesishme te ruhet qetesia eshte e rendesishme te shmanget perseritja e dhunes qe ndodhi te premten ku si pasoje pati te vdekur dhe te plagosur - tha Butler.
Deklarata
Nga kriza aktuale mund te dilet permes bashkepunimit te partive dhe perqendrimin ne axhenden e BE-se per te permbushur te ardhmen evropiane te vendit - deklaroi dje Natasha Butler. Ajo shtoi se BE po e ndjek me vemendje situaten dhe rekomandon qe te mos perseritet me dhuna. Butler shtoi se gjithcka eshte ne doren e lidereve politike. Jemi duke ndjekur situaten nga afer dhe jemi ne lidhje edhe me institucione dhe vende te tjera. Eumlshte shume e rendesishme te ruhet qetesia dhe te mos perseritet dhuna. Eumlshte shume e rendesishme qe lideret te perqendrohen ne zgjidhjet qe mund te gjejne se bashku. Gjithcka eshte ne doren e dy lidereve politike ne Shqiperi - tha zedhenesja e komisionerit Fule. Ajo shtoi se Shqiperia ka kerkuar ti bashkohet Bashkimit Evropian dhe u takon dy lidereve qe te gjejne zgjidhjen. Butler theksoi dhe perpjekjet e vazhdueshme te Bashkimit Evropian por edhe te lidereve te tjere nderkombetare per te gjetur nje zgjidhje. Lideret duhet te tregojne pergjegjesi politike. Eumlshte e qarte se ka perpjekje shume te forta nga ana e Komunitetit Evropian ne kete drejtim. Ne ne raportin qe kemi publikuar ne nentor te 2010-s u kemi kerkuar autoriteteve shqiptare te kthejne ne vepra prioritetet e saj qe do te cojne Shqiperine ne Bashkimin Evropian - deklaroi ajo. Zedhenesja e Fules shtoi me tej se nese Shqiperia deshiron ti bashkohet komunitetit nderkombetar eshte shume e rendesishme te plotesoje kriteret e kerkuara prej tij. Jane disa kritere qe duhet te plotesohen perfshire ai politik dhe qe ato te funksionojne duhet qe Parlamenti te jete efektiv. Eumlshte ceshtja e demokracise ku u takon qofte anetareve te qeverise dhe te opozites qe te ulen ne nje tryeze per te zgjidhur krizen shqiptare dhe ne jemi gati ti ndihmojne kur ata te tregojne kapacitetin e tyre per te zgjidhur vete problemet e tyre politike aktuale - tha ajo. Butler shtoi Per sa i perket situates se krijuar ne vend deklarata e bere nga SHBA diten e premte ishte nje deklarate e perbashket e Komisionit Evropian SHBA dhe e OSBE ne Tirane qe tregon se ka pasur nje impakt te madh ne terren dhe ka pasur nje harmoni te te parit te gjerave mes faktoreve nderkombetare per ato qe ndodhen. Aty eshte shprehur keqardhje per ate qe ndodhi te premten ne Tirane. Lidhur me hetimin e asaj cka ndodhi ne 21 janar e cila u pasua dhe me vdekjen e 3 personave Butler beri thirrje per hetim te plote. BE mbeshtet hetimin per ngjarjen. Eumlshte e rendesishme qe hetimi te behet ne menyre gjitheperfshirese. Gjithashtu presim qe qeveria shqiptare te bashkepunoje per realizimin e nje hetimi te drejte e transparent per ngjarjen e se premtes - tha Natasha Butler.