E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Mbrojtet institucionet si heronj

Ndaluat grushtin e shtetit nuk u qellua nga dritaret e Kryeministrise. BerishaRames Fund fatal hiq dore nga vazhdimi i pucit

Te vene ne qender te sulmeve politike Policia e Shtetit dhe Garda e Republikes te pozicionuara qarte ne mbrojtje te institucioneve te shtetit moren dje mbeshtetjen e metejshme te Kryeministrit Sali Berisha per zbatimin e ligjit. Pikerisht ne funksion te kesaj z. Berisha ndermori nje takim me drejtuesit e tyre nga ku paralajmeroi kreun e PS-se Edi Rama qe ne demonstraten e dyte me 28 janar te mbaje njerezit larg institucioneve ne te kundert do te veproje ligji. Kryeministri pergezoi kreret e Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes per punen e tyre gjate demonstrates ndersa deklaroi se puci ndaj institucioneve po vazhdon por vetem se kesaj here me nje skenar tjeter. Ju ne daten 21 janar u perballet me nje sulm barbar pasi cdo gur cdo zjarr dhe cdo plumb ishte per lirite dhe te drejtat e qytetareve shqiptare - tha Berisha duke shtuar se puci shteteror deshtoi ne menyre te turpshme. Sipas kreut te qeverise gjithe sa ndodhi theksoi edhe nje here se punonjesit e policise treguan pathyeshmerine e institucioneve te cilat do te mbrohen ne respekt te ligjit dhe sigurise se qytetareve. Berisha perseriti vendosmerine per mbrojtjen e rendit dhe institucioneve dhe fund fatal per pucistet te cilet sipas tij nuk mund te kene te ardhme. Brenda ne Kryeministri ishin oficeret e mi dhe Garda e Republikes. Ata ishin qe nga tarraca deri ne toke te gatshem per te me mbrojtur. Mos tento me te dhunosh institucionet te shkelesh Kushtetuten se ke bere nje gabim fatal - tha Berisha. Duke iu referuar organit te akuzes kreu i qeverise tha se flete-arrestet per kreret e gardes ishin te pabazuara ne hetime dhe se nepermjet kesaj prokuroria indirekt kerkon te lere Kryeministrine te pambrojtur.

Gjendemi para nje skenari te dyte skenari B me i pabesueshmi. Dje pardje u leshuan urdhra arresti per te gjithe zinxhirin e komandes se gardes pa bere asnje hetim. U morr rregullorja e gardes u pa qe ky eshte komandanti e keshtu me radhe dhe arrest. Cfare ishte kjo Kjo ishte mesazhi po mbrojte Kryeministrine arrestohesh. Ti vesh ne arrest do te thote qe indirekt te ftohet te sulmohet Kryeministria aty e kane gjithe hallin e pastaj tu thuash gardisteve qe po e mbrojtet arrestoheni. Deshperim se ata qe deshtuan me skenarin A me skenarin B do marrin turpin e tyre - tha Kryeministri Berisha.
Me tej z. Berisha akuzoi dhe Sherbimin Informativ i cili sipas tij u tregua i verber dhe i shurdher ndaj grushtit te shtetit qe pergatiti Edi Rama. Ne kete kontekst ai i beri nje thirrje dhe kreut te PS-se. Nga e gjithe Shqiperia erdhen me qindra informacione dhe erdhi zero informacion nga ajo agjenci qe krimin antikushtetues e ka objekt kryesor. Kush e shurdhoi Keto do shqyrtohen. Kerkesa ime eshte te marresh pasojat dhe te te them qe sdo mund ta besh me kurre here tjeter - deklaroi z. Berisha. Kryeministri tha se ka kerkuar ndihmen e vendeve mike per nje hetim te pavarur ndersa i ka kerkuar Edi Rames te terhiqet nga skenaret puciste. Ai theksoi se pucistet nuk kane te ardhme.
E kam theksuar dje dhe e theksoj prape ne nje grusht shteti mund te mos vritet asnjeri. Dua te garantoj edhe nje here hiq dore nga vazhdimi i pucit sepse tentativa e dyte do te mund te provohet fatale per ty dhe te gjithe ata qe te ndjekin - vijoi Berisha.
Ne takimin me drejtues te Policise se Shtetit Kryeministri shprehu vleresimin per uniformat blu te cilat tha ai i qendruan sulmit barbar te 200-300 protestuesve te paguar. Gjate takimit te djeshem me drejtues se Policise se Shtetit Berisha vleresoi Me 21 janar forcat e policise ne menyren me te pamerituar u perballen me nje sulm barbar te rreth 200-300 personave te paguar dhe te droguar qe synonin te realizonin nje skenar puci skenar qe deshtoi ne menyren me te turpshme. Aspekti me i shemtuar - shtoi ai - edhe me i shemtuar se vete deshira e organizatorit te saj per te ardhur me force ne karrigen e Kryeministrit ishte sepse ky shok ishte ndryre ne kullen perkarshi. Dua tju informoj se drejtuesit tuaj te cilet kane nje komunikim konstant per te gjitha problemet me te ne menyre te perseritur bene gjithcka qe te komunikonin me te por qe as ua hapi telefonin dhe as ua ktheu mesazhin. Perkundrazi kishte shfrytezuar elemente te inkriminuar dhe bandite fatkeqesisht edhe te tille qe kane qene me uniforme si nje nga organizatoret e asaj baterdie te madhe mbi ju. Ju them te verteten. Kryeministrine ju e mbrojtet si heronj por Kryeministrine nuk e merrnin dot as edhe nje centimeter te saj sepse cdo njeri qe do te guxonte te vinte rreth saj do te gjente vetem nje pergjigje ate qe nuk do mund ta mendonte me kurre per te ardhur. Aty brenda ishim ne ishte stafi im oficeret e mi gardistet. Ajo nuk merrej se ishte e mbrojtur nga te kater anet nga soleta gjer ne toke - deklaroi z. Berisha.

Berisha me gardistet Nuk u qellua nga dritaret e Kryeministrise

Kryeministri Sali Berisha i kujtoi dje kryeprokurores Ina Rama se jane gardistet ata qe e mbrojne jeten e saj ndaj te terhiqet nga skenari pucist per te demunizuar Garden e Republikes. Berisha zhvilloi dje nje takim meefektivet e Gardes se Republikes te cileve u shprehu falenderimet per permbushjen me profesionalizmin e dinjitet te detyres se tyre ne 21 janar duke bere qe te deshtonte puci institucional i cili u drejtua nga kryetari i opozites Edvin Rama. Berisha e konsideroi zhvillimin e dates 21 janar si zhvillimi me kriminal me i turpshem me i rende por nga ana tjeter sipas tij ky zhvillim ka edhe nje ane tjeter. Ju se bashku me Policine e Shtetit deshmuat se jeni me te forte se cdo pucist se cdo rebel se cdo bandit se cdo trafikant dhe se ju keni te gjithe vendosmerine te gjithe perkushtimin per te qendruar ne lartesine e detyres me jeten tuaj - deklaroi z. Berisha. Ai garantoi gardistet se me ate qe shqiptaret pane ate qe bota pa kurre ndonjehere figura e tyre nuk eshte lartesuar me shume se me daten 21 janar duke u kujtuar se se bashku me forcat e Policise se Shtetit bene qe te deshtonte ne menyren me te turpshme akti me i shemtuar me kriminal qe ka ndodhur ne historine e vendit. Pas 87 vjetesh aventurieret politike donin te permbysnin me dhune nje qeveri qe per te gjithe boten eshte zgjedhur ne menyre demokratike donin ta permbysnin me dhune nje qeveri e cila beri perpjekjet me te jashtezakonshme per ju qe njerezit tuaj te votojne ne menyren me moderne - u shpreh z. Berisha. Kryeministri informoi me tej gardistet se si lindi perpjekja per puc shteti duke sjelle ne kujtese momentin e pare ate te mosnjohjes se zgjedhjeve nga PS-ja e deri tek videoja e montuar kunder qeverise qe kulmoi me demonstraten e dhunshme diten e premte. Duke bere te qarte se tentativat per puc shteti do te perballen me forcen e ligjit Berisha iu drejtua punonjesve te gardes Qendruat me heroizem te vertete qendruat si heronj te vertete dhe mund te them se cdo shqiptar ndihet krenar me ju. Ndihet krenar dhe do te ndihet gjithmone krenar. Une kam marre mijera e mijera mesazhe falenderimi dhe mirenjohje me te thelle ndaj jush ndaj policise heronj qe na treguan se kemi shtet qe na provuan se jane te gatshem per sakrifice. Ai skenar - shtoi Berisha - parashikonte marrjen e Keshillit te Ministrave marrjen e Parlamentit dhe te Televizionit Publik e pastaj te tjera. Ne nje grusht shteti te dashur gardiste dhe gardiste mund te mos kete viktima por ne nje grusht shteti mund te kete 3 mund te kete 30 dhe 300 por nje gje eshte e sigurt qe grushti i shtetit nuk lejohet kurre te kete sukses.Sipas tij Ligji me themelor kete percakton Kushtetuta e vendit kete percakton dhe zoteria thoshte se populli do te tejkalonte Kushtetuten mori pergjigjen qe meriton. Banditet trafikantet njerezit e paguar mercenaret qe ju sulmuan juve dhe qe ishin drejtuar kunder jush pese ore rresht nga lideri i opozites. Komandantet e policise bene cdo perpjekje te lidheshin me te nuk ia hapi asnjerit telefonin i derguan mesazhe nuk iu pergjigj asnjerit sepse priste me padurim qe te vraponte me bandite drejt karriges se Kryeministrit.Kam ndjekur cdo veprim nuk e di cfare moshe kishin gardistet por treguan nje integritet te shkalles me te larte. Rezultuan tri viktima te vdekurit ne i trajtojme ne menyren me serioze me te merituar kerkova nje hetim te menjehershem te Prokurorise se Pergjithshme - deklaroi Berisha. Ai informoi me tej se i ka vene prokurorise ne dispozicion cdo dokument qe ekzistonte. U qelluan nga jashte u qelluan nga brenda i shkau dora keto do hetohen te jeni te sigurt qe snajperet nuk kane qelluar dhe kjo qind per qind e verifikueshme kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nga dritaret e Kryeministrise nuk ishin qelluar sepse nuk qellohej por e verteta eshte se cilido qe mund te fuste kemben apo gishtin brenda do te mund te merrte ate qe meritonte.Ne jemi burra dhe gra ne krye te detyres ne nuk mund te leshojme detyren kjo nuk mund te ndodhe. I shkau dora gardistit po te kishte qelluar gardisti ndaj tyre do te ishin nja 30 te gjitha keto hetohen hetohen ne menyren me eficente cdo rrethane studiohet dhe ne te kesaj linje demokratike ishim. Me sugjeruan te merrnim ushtrine ne asnje menyre jo me bene sugjerime te tjera ne asnje menyre neser le te vijne prape ne jemi vend i lire jemi vend i vlerave ne nuk mposhtemi nuk na mposht njeri kemi vlerat e lirise dhe gjendemi para nje skenari te dyte skenari B qe eshte dhe me i pabesueshem - theksoi z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›