Rama Me 28 janar sulmi tjeter ndaj Berishes

Kreu i PS-se Demonstrata do te tregoje paperkulshmerine tone. Kurre se ndalim betejen kunder qeverise
Ndryshe nga sa po kerkohet nga te gjitha palet si ato te institucioneve kryesore kombetare edhe atyre nderkombetare per stabilizim te situates dhe nderprerje te dhunes kryetari i Partise Socialiste Edi Rama konfirmoi dje mbajtjen me 28 janar te nje demonstrate tjeter ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Kete here kryesocialisti Rama tha se kjo demonstrate do te jete nje homazh ndaj tre te vrareve ne demonstraten e pare te mbajtur ne 21 janar. Te premten me 28 janar ne do jemi ne demonstraten-homazh per ata te tre te vrare nga dora barbare e kusarise dhe matrapazllekut. Do nderojme te vraret ne bulevardin Deshmoret e Kombit para syve te te gjithe partnereve tane nderkombetare. Do jemi te gjithe ne bulevard per ata te tre per te ardhmen evropiane dhe per femijet tane - tha Rama. Kreu i PS-se theksoi ne daljen e tij publike se opozita nuk do ta ndale kurre betejen e saj kunder kesaj qeverie qe sipas tij sulmon institucionet e pavarura per te mbrojtur pushtetin e saj. Ne do ti kundervihemi ketij pushteti do protestojme per clirimin e vendit nga kusaria dhe matrapazlleku. Per te mbrojtur pushtetin u sulmuan SHISH dhe prokuroria ndersa policia u be bashkepunetore e qeverise. Me 28 janar demonstrata do demonstroje qytetari para nderkombetareve qe po shohin se si nje popull arrestohet e rrihet per te mbrojtur nje pushtet kusaresh e matrapazesh - pohoi Rama. Kryetari i opozites nuk ngurroi te akuzonte Policine e Shtetit se sipas tij me aktin e rende te mosarrestimit te gardisteve po tregon se nuk po i pergjigjet detyres se saj ne mbrojtje te popullit dhe lirise - u shpreh Rama. Kreu i PS-se vijoi me pas me nje sere akuzash ku theksoi Shteti quan heronj vrasesit dhe se ata jane strehuar nen mburojen e shtetit. Policia nuk arreston heronjte dhe per kete arsye ne daten 28 janar do te mbahet nje demonstrate per homazh. Ne kete proteste do ti kundervihemi dhunes se regjimit. Per Ramen opozita nuk ka bere dhe nuk do te beje perpjekje per grusht shteti dhe sipas tij e majta nuk deshiron ta marre pushtetin me force dhe ne rruge megjithese demonstrata e zhvilluar me 21 janarit ishte mjaftueshmerisht e dhunshme. Nuk ka grusht shteti grushti i shtetit eshte vetem ne koken e SaliBerishes - deklaroi Rama. Po ashtu kryesocialisti nenvizoi se ajo cfare po ben aktualisht prokuroria e vendit megjithese pak kohe me pare Rama e akuzonte kete organ per mosfunksionim te tij tregon qarte te drejten qe kane opozitaret ne demonstratat e tyre. Fakti qe ky njeri i marre nuk i ka futur dot nen sqetullen e regjimit te tij prokurorine dhe SHISH-in tregon se sa e drejte eshte beteja jone per clirimin e Shqiperise. Me 28 janar demonstrata jone do tregoje paperkulshmerine tone ne kete beteje - deklaroi Rama. Te premten e javes se shkuar u zhvillua demonstrata e opozites e cila ndryshe nga sa ishte deklaruar nga pjesetare te saj dhe kryetari Rama pati akte te shumta dhune dhe konfrontimi midis protestuesve dhe policise.