La Repubblica Berisha Do mbroj me gjithe fuqite lirine e Shqiperise
Kryeministri Sali Berisha ne nje interviste dhene per te perditshmen italiane La Repubblica tha se ne demonstraten e 21 janarit kishte zbuluar nje grusht shteti dhe se do mbroje me cdo kusht lirine e Shqiperise.
Kryeministri shqiptar I kam kerkuar ndihme Italise. Njerezit e Edi Rames ishin te armatosur dhe e transformuan demonstraten ne nje sulm te paramenduar. Nuk do te toleroj asnje akt dhune.
Zoti Kryeminister ju flisni per grusht shteti akuzoni opoziten qe ka tentuar per te marre pushtetin me dhune. shte nje akuze e rende...
E gjithe bota e ka pare cfare ndodhi me 21. Opozita transformoi demonstraten ne nje sulm te paramenduar me qellimin per te marre pushtetin me dhune.
Ka pasur perleshje por ne fund ka pasur te shtena nga ndertesa e qeverise dhe u vrane tre vete...
Hetimet do te nxjerrin se kush ka qelluar. Dhjetera filmime tregojne njerez te armatosur ne mes te demonstruesve. Nuk eshte fjala per nje provokim. Plani perfshinte fazen A dhe fazen B. Ato ndodhen ne kohen e parashikuar por tentativa u parandalua.
Jane dite te veshtira per Sali Berishen Kryeministrin shqiptar lideri i koalicionit i cili fitoi me nje numer shume te vogel sfiden me socialistet e Edi Rames ne qershor te 2009-s. Nga e premtja e kaluar pas perleshjeve doktori i kaluar ne politike pret delegacione ambasadoresh. Te gjithe perpiqen te kuptojne nese kjo frakture provokon nje humnere apo nje konsolidim. Rikthehet endrra e keqe e luftes civile te 1997-s
A ka nje risk per lufte civile Kryeminister
Une qendroj ne kete zyre per te evituar nje risk te ngjashem. Edi Rama lideri i opozites te premten e kaluar per pese ore rresht ka udhehequr nje sulm jo ne mes te nates por ne mes te dites. Kemi parandaluar nje grusht shteti i cili parashikonte pushtimin e nderteses qeveritare te parlamentit dhe te televizionit shteteror. Policia ka bere nje pune heroike te jashtezakonshme. Ka evituar nje masaker.
Kishte tre viktima. Te vrare nga gardiste te pozicionuar ne dritaret e kesaj ndertese.
Ishte nje tragjedi kam shprehur menjehere trishtimin tim. Duhet kuptuar megjithate se kush ka qelluar.
Prokuroria ka leshuar tre urdher-arreste por te cilat nuk ekzekutohen nga policia.
I kam kerkuar prokurores se Pergjithshme te nise menjehere hetimet. Shqiperia eshte nje vend i lire por edhe nje vend ku ligjet ndiqen rreptesisht. Komisioni hetimor i parlamentit do te verifikoje qe te jete nje hetim serioz dhe transparent.
Por ka pasur tre te vdekur vdekja e te cileve mund te evitohej.
Jane viktima te grushtit te shtetit. Pas sulmit u fillua faza B e planit.
fare parashikonte
Goditja e masave mbrojtese te qeverise. Mbas nje hetimi gjate nje nate prokurorja e Pergjithshme ka leshuar gjashte urdher-arreste per gjithe zinxhirin e Gardes Presidenciale. Trupat e zgjedhur per mbrojtjen e institucioneve do tju ishte prere koka. shte nje menyre per te inkurajuar marrjen e pushtetit.
Kjo ishte nje shenje tjeter e nje grusht shteti te planifikuar
Shikoj disa gjera dhe i radhis. Sulmi te vdekurit dhe te plagosurit nderhyrja e prokurores se Pergjithshme e cila le pa mbrojtur institucionet sherbimet sekrete shqiptare te cilet diten e demonstrates i thone policise qe nuk ka sinjale dhune apo rreziku.
Opozita kthehet ne shesh te premten. Edi Rama i ka kerkuar ndihme edhe Italise. fare do te ndodhe
Une shpresoj per nje demonstrate paqesore. Nuk do te toleroj asnje forme te dhunes. Une do te jem ne zyren time. Si gjithmone. Kam folur me ministrin italian Fratini. I kam kerkuar ndihme i kam shpjeguar cfare po ndodh. I kam thene se do te mbroj me te gjitha fuqite e mia lirine e Shqiperise.