KiE Dhuna degjeneroi ne tri vrasje

avushoglu Keqardhje per dhunen politike. KiE se shpejti shqyrtimi i demostrates se dhunshme
Keshilli i Evropes i ben thirje politikes shqiptare te gjeje nje zgjidhje politike dhe te ule tensionet e krijuara ne vend. Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes Mevlud Cavushoglu ka shprehur keqardhje per dhunen qe perfundoi me vrasjen e tre personave. Sipas tij KiE do te merret seriozisht me kete ceshtje. Cavushoglu i eshte bashkuar ne kete menyre listes se gjate te personaliteteve nderkombetare te cilet kane bere thirrje per qetesi jo dhune dhe gjetjen e gjuhes se kompromisit mes forcave kryesore politike.
Reagon KiE
Ndihemi keq per dhunen politike dhe ndihemi keq qe dhuna degjeneroi ne tri vrasje - deklaroi dje kreu i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes Mevlud Cavushoglu. Ai theksoi se Keshilli i Evropes duhet te merret seriozisht me kete ceshtje dhe faktori nderkombetar duhet te thote fjale e tij. Cavushoglu ka permendur dhe faktin se diten e enjte Kryeministri Sali Berisha do te jete i pranishem ne nje seance te KiE-se ku do te jape sqarime edhe per situaten politike ne vend. Dy dite me pare ishte ambasadori amerikan ne Shqiperi Alexander Arvizu i cili ne emer te SHBA-ve shprehu dje keqardhje per tri jetet e humbura ne demonstrate dhe beri thirrje per hetimin e pergjegjesve te kesaj ngjarjeje. Arvizu theksoi se nuk eshte koha per protesta por politika tu jape fund sharjeve dhe te punoje per interesat e qytetarit. Diplomati amerikan beri te ditur se te premten kishte biseduar me Kryeministrin Sali Berisha kryetarin e PS-se Edi Rama ministrin e Brendshem Lulzim Basha dhe zv.kryeministrin Edmond Haxhinasto duke u bere thirrje te shmangin gjakderdhje te metejshme. Duke e cilesuar diten e premte te tmerrshme ambasadori tha se i vjen jashtezakonisht keq qe thirrjet e ambasades amerikane per protesta paqesore nuk u degjuan. Ai beri thirrje per qetesi dhe u shpreh kunder protestave. Dita e premte ne Shqiperi ishte e tmerrshme. Di qe kemi thene shume here qe e drejta per te tubuar duhet siguruar te jete paqesore. Dhuna per te cilen ishim deshmitare dje nuk ishte e nevojshme dhe as e pashmangshme. Mund te ishte shmangur dhe duhet parandaluar qe te mos ndodhe perseri. Disa e kane pershkruar si proteste kunder korrupsionit. Duhet bere perparim ne luften ndaj korrupsionit qe Shqiperia te realizoje potencialin e saj te plote. Dhuna ne rruget e kryeqytetit nuk do ta zgjidhe problemin e korrupsionit ne vend. Ne kete moment Shqiperia ka nevoje te madhe per qetesi politike dhe kemi nxitur vazhdimisht udheheqesit politik te gjejne rruge per kompromis - eshte shprehu Arvizu. Sipas tij kur njera pale apo te dyja kembengulin ne pozicione maksimaliste qe e dine se pala tjeter nuk i pranon me vjen keq por nuk quhet kompromis - ka deklaruar Arvizu. Deklarata e tij eshte shoqeruar edhe me shume reagime te tjera te personaliteteve nderkombetare te cilet denojne dhunen dhe bejne thirrje per kompromis brenda institucioneve.