E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata ambasada amerikane pezullon punen Qytetare kujdes

Ambasada amerikane paralajmeron te gjithe qytetaret e saj ne Shqiperi qe te kene kujdes nga demonstrata e 28 janarit dhe te qendrojne larg bulevardit Deshmoret e Kombit.

Ne faqen e internetit te saj ne seksionin e sherbimit per qytetaret amerikane shkruhet Ambasada e Shteteve te Bashkuara ka mesuar se PS ka aplikuar per leje nga Policia e Shtetit per te zhvilluar nje demonstrate te madhe dhe publike ne Tirane te premten ne 28 janar. Ambasada nuk ka informacione te posacme lidhur me vendin ose zonat se ku do te zhvillohet kjo demonstrate. Por informacionet e medias bejne me dije se demonstruesit mund te mblidhen ne 10 zona te ndryshme te qytetit dhe te marshojne nepermjet rrugeve kryesore. Demonstratat e kaluara i kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te medha te qytetit dhe zakonisht mblidhen rreth Parlamentit zyres se Kryeministrit dhe bulevardit Deshmoret e Kombit. Demonstrata e 21 janarit qe e dhunshme dhe rezultoi ne vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e shume te tjereve perfshire dhe police te shtetit. Ambasada do te mbyllet te premten me 28 janar dhe keshillon personelin te kufizoje te gjitha levizjet e panevojshme gjate protestave. Edhe pse demonstrata te medha paqesore ne Tirane kane ndodhur shpesh ne te kaluaren e afert demonstrata e javes se kaluar rezultoi ne dhune. Ne ju rikujtojme qytetareve amerikane se edhe demonstratat qe mendohet te jene paqesore mund te shnderrohen ne demonstratat te dhunshme dhe te paparashikueshme. Ju duhet ti evitoni ne rast se eshte e mundur demonstratat ne nje qytet kane potencialet te cojne ne protesta apo demonstrata shtese publike ne qendra te tjera perreth vendit. Jini te kujdesshem ne ambientin ku jeni dhe ndiqni njoftimet e mediave lokale lidhur me te gjitha demonstratat apo protesta e mundshme publike. Qytetareve amerikane u sugjerohet te manifestojne vemendje te madhe ne rast se ndodhen prane ndonje demonstrate. Duket se thirrjet e lidershipit socialist per qetesi dhe paqe nuk bindin perfaqesuesit e Departamentit te Shtetit. Per tu theksuar eshte se nje paralajmerim te ngjashem ambasada amerikane publikoi per shtetasit e saj edhe ne daten 20 janar nje dite para demonstrates se dhunshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›