E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata e përgjakshme, ngrihet grupi hetimor

Sipas prokurorisë, është  ngritur një grup hetimor i përbërë nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili është angazhuar me kryerjen e veprimeve të menjëhershme hetimore. 

Një pjesë e grupit hetimor është vendosur në vendin e ngjarjes, në mjediset pranë kryeministrisë, me qëllim këqyrjen e vendit, evidentimin dhe sekuestrimin e çdo prove materiale që gjendet aty. Krahas këtyre veprimeve është kryer marrja e librave të gatishmërisë dhe plani i masave pranë Gardës së Republikës si dhe kamerat e instaluara nga Policia e Shtetit në vendin e ngjarjes.

Një pjesë e grupit hetimor është vendosur në Spitalin Ushtarak dhe ka realizuar këqyrjen e viktimave, këqyrjen e veshjeve të viktimave dhe sekuestrimin e tyre me cilësinë e provës materiale, këqyrja dhe pyetja e të gjithë personave të plagosur, qofshin këta civilë apo efektiv të policisë. Ndërkohë janë marrë vendimet për kryerjen e të gjitha ekspertimeve kriminalistike të nevojshme.

Pjesa tjetër e grupit hetimor është vendosur në komisariatet e Policisë së Tiranës, për marrjen në pyetje të të gjithë personave të shoqëruar në komisariate nga Policia e Shtetit. Prokuroria Shqiptare garanton se është e impenjuar për një hetim objektiv, të plotë e të gjithanshëm  të ngjarjeve të ditës së sotme me qëllim individualizimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore,  jashtë ndikimit te çdo faktori politik. /Start/

                                                                                             2011-01-22 08:48
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›