Engel: Shqiptarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet pa gjakderdhje
“Jam thellësisht i dëshpëruar për humbjen e jetëve”, tha ai, “dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave”.
Zoti Engel tha se të gjithë njerëzit në Shqipëri kanë të drejtën të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të shprehin mendimet e tyre. Megjithatë, theksoi ai, dhuna e ushtruar për të avancuar piksynime politike është thellësisht për të ardhur keq. Kongresisti Engel u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të tërhiqen menjëherë nga tensione të tilla tejet të dëmshme dhe të t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe pa gjakderdhje.
Gjithashtu edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dënon me forcë dhunën e ushtruar gjatë demonstratave në Shqipëri. “Ne u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave që humbën jetën tragjikisht dhe lutemi për shpëtimin dhe përmirësimin e gjendjes së të plagosurve”, thuhet në një deklaratë për shtyp të NAAC-ut.
“Si shtetas të një vendi demokratik, populli i Shqipërisë ka të drejtën të demonstrojë, megjithatë përdorimi i dhunës është i papranueshëm dhe në asnjë mënyrë i justifikuar”, thuhet më tej në deklaratën e NAAC-ut. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve juridike shqiptare të ndërmarrin hetime të menjëherëshme për incidentin dhe të zbatojnë plotësisht ligjin”.
“Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar të ruajë qetësinë dhe të shmangë veprime të mëtejshme dhune apo provokime. Po ashtu, ne u bëjmë thirrje institucioneve të qeverisë shqiptare të ushtrojnë funksionet e tyre udhëheqëse dhe të mbrojnë qytetarët gjatë kësaj krize”, përfundon deklarata e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan./Voa/Start/
2011-01-22 09:48