PDU: Drejtësia të gjejë përgjegjësit e dhunës
“Autoritetet për rendin publik, duhet patjetër të gjejnë përgjegjësit për shkallëzimin e dhunës në nivele të tilla. Ne shprehim dhimbjen familjeve të viktimave në këtë moment të rëndë”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
“Shqipëria në kushtet e sotme nuk ka nevojë për konfliktualitet politik që të arrijë në këto nivele, duke dalë jashtë institucioneve. Shoqëria jonë, klasa politike në shekullin e 21-të e ka potencialin për zgjidhjen paqësore të konflikteve politike. Kombit tonë, shtetit shqiptar nuk i duhet një konfliktualitet i tillë që të reflektojë negativisht në imazhin tonë, në proceset tona integruese”, vijon deklarata.
“Ne i bëjmë thirrje palëve që në emër të respektit ndaj viktimave, të ruajtjes së imazhit tonë kombëtar, të ruajtjes së ritmeve të integrimit, të përparimit tonë si shoqëri, si shtet, që t’i kthehen rrugës së arsyes. Ne i vlerësojmë thirrjet e Departamentit te Shtetit ,BE , Presidentit të Republikës per qetesi, dhe nga cilado palë që të vijnë ato”, përfundon.
2011-01-22 08:38