E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Puçi ndaj shtetit vazhdon

“Mitingu i të shtunës nuk do të bëhet dhe kjo është një kërkesë logjike e partnerëve tonë. Ai ka pasur një qëllim kundër dhunës. Ky qëllim mund të keqkuptohej si një demonstrim muskujsh. E parë nga jashtë krijohet ideja se është një shprehje dëshmie për force, por forcën e kemi tek rendi dhe institucionet”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, puçi shtetëror vazhdon ende dhe se ai është ndarë në disa faza. “Një tentativë e dytë për të rrethuar institucionet do të jetë fatele për askënd tjetër, përveç atij. Unë jam Sali Berisha dhe nuk hedh gurin dhe fsheh dorën. Çdokush do jetë i amnistuar, përveç atij. Shqiptarët nuk ta kanë borxh zjarrin. Protesto çdo ditë, do të lejohesh. Nesër do të kujtojë të shtatat. E bërë kjo nga partia është makabër, të shtatat i bën familja, miqtë dhe shokët”, tha Berisha.

Kryeministri ka kërkuar hetim për ngjarjen e 21 janarit, duke theksuar se për çdo kënd që jep informacion të dobishëm do të ketë shpërblim.

"E ftoj (prokuroren e Përgjithshme) të vazhdojë hetimin, por se çfarë u thotë shqiptarëve ajo kur i gënjen publikisht se nuk ka padi ndaj atyre që i kanë vënë institucioneve zjarrin, ajo qoftë. Dje dokumenti është bërë publik dhe duhet t’u jepet të gjitha mediave. Është një akt i hollësishëm që përfshin të gjithë organizatorët. Asnjë mos ta marrë si një sulm ndaj institucionit të Prokurorisë, por si një transparencë e domosdoshme. Komisioni hetimor parlamentar nis punën dhe ai do të shqyrtojë vepritarinë e çdo institucioni në hetim”, tha Berisha.

Në këtë kontekst, ai ka ngarkuar Ministrinë e Financave që të përcaktojë një fond për hetimin e ngjarjes, duke nënvizuar se shpërblimi do të jetë në varësi të dëshmisë së dhënë. “Duhet të caktohet një fond shpërblimi për çdo dëshmitar që do paraqesë dëshmi për puçin, financimin, organizmin, komandën dhe çdo gjë. Këto informacione i ftoj të gjithë ata që i kanë t’i çojnë në policinë kriminale dhe komisionin parlamentar dhe këta do i çojnë në policinë e shtetit. Kjo është e domosdoshme pasi në padinë kryesore të bërë nga policia e shtetit, prokurorja ka deklaruar se nuk ekziston. Komisioni parlamentar të caktoj të gjitha tarifat”, theksoi Berisha.

Berisha tha se nuk i besonte më kryeprokurores Ina Rama. Duke folur për urdhër-arrestet ndaj gjashtë drejtuesve të Gardës, Berisha tha se nuk do të lejonte arrestime kolektive. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-26 11:39
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›