Internacionalja Socialiste: Të zbardhen vrasjet e demonstratës

Ky grupin kërkon politikë zbardhjen e tre vrasjeve gjatë ditës së demonstratës, duke kërkuar vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
“Internacionalja Socialiste denoncon vrasjen e tri protestuesve në Tiranë javën që shkoi gjatë një demonstrate në të cilën qytetarët shqiptarë shprehën shqetësimet e tyre pas këtyre zhvillimeve të fundit. Ne bëjmë thirrje për një hetim të menjëhershëm të këtyre vrasjeve dhe që autoritetet të ndalojnë të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për këto krime”, thuhet në reagim.
Sipas deklaratës së shpërndarë sot nga PS-ja e Shqipërisë, Internacionalja e socialistëve adreson nevojën për të garantuar demokracinë në Shqipëri, duke përfshirë transparencën e administrimit të zgjedhjeve, llogaridhënien nga ana e pushteteve ekzekutive dhe legjislative, lirinë dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe medias dhe të drejtat dhe shanset e barabarta për qytetarët.
“Zbulimi më i fundit i abuzimit të rëndë në një rast që lidhej me Zëvendëskryeministrin Ilir Meta, çka çoi në dorëheqjen e tij, të çon edhe njëherë në drejtimin e apeleve tona të mëparshme për një demokraci dhe qeverisje të mirë në atë vend. Më tej, kërkohet për një zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës aktuale e cila –sipas deklaratës-po e minon edhe më tej stabilitetin në vend./Saimir Lleshi/Start/
2011-01-26 14:38