E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Keqardhje që Rama nuk anulon demonstratën

“Ne shprehim keqardhje që Z.Rama nuk ka anuluar demonstratën. Ne i kemi kërkuar atij anulimin e demonstratës”, theksoi Arvizu në një konferencë shtypi.

Ai kërkoi nga politika shqiptare që të lejojë funksionimin normal të institucioneve të pavarura. “Për ne është i rëndësishëm funksionimi i institucioneve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e qytetarëve”, theksoi ai.

Diplomati nënvizoi edhe herë se Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbështetje teknike ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e demonstratës.

                                                                                             2011-01-26 14:31
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›