E Diel, 1 Nëntor 2026

BE pesë mesazhe të forta politikës në Tiranë

Pas takimeve me presidentin Topi, kryeministrin Berisha, dhe kreun e PS-së, Rama, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian ka dhënë një konferencë shtypi, ku i ka dhënë mesazhe të qarta Tiranës.

Fillimisht, ai iu drejtua me një mesazh popullit shqiptar. “Ne jemi me ju, ne duam që Shqipëria të ketë një perspektivë të qartë evropiane. Ne duhet që të shikojmë fundin e dhunës dhe uljen e tensioneve. Nuk është mënyra evropiane ajo që pamë ditën e premte. Sot, unë u takova me udhëheqësit kryesor të vendit tuaj për t’u shprehur atyre shqetësimin tonë për situatën e tanishme”, theksoi Lajçak.

Ai shtoi se gjatë takimeve kishte kërkuar që të mbahej qetësia dhe ruajtja e shtetit të së drejtës. Pesë pikat kryesore drejtuar politikës shqiptare, Lajçak i përmblodhi: Parandalimin e një dhune apo gjakderdhje të mëtejshme; Funksionimi i institucioneve shtetërore dhe respekti ndaj tyre; Për të sjellë para përgjegjësisë ata që shkaktuar vrasjen e tre personave; Shmangien e veprimeve që mund ta shtyjnë më tej këtë hendek; si dhe kthimi i Shqipërisë në udhën e saj evropian.

Ai shtoi se përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Ashton ashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle janë të gatshëm të vijnë në Tiranë për të ndërmjetësuar, por duke theksuar se hapin e parë duhet të ndërmarrë vetë klasa politike shqiptare. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-26 12:47
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›