E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertiza mozaiku i Muzeut Kombetar nga 10-30 vjet jete

/ /

Behet fjale bash per ate mozaik i cili disa vjet me pare ka ngjallur aq shume debate dhe i ka ndezur aq shume gjakrat. Pas dy fazave paraprake qe synonin ne identifikimin e demtimeve te mozaikut dhe te percaktimit te nje lloj jetegjatesie te tij pritet te nise faza e trete e cila ka te beje me punen konkrete mbi veper pra restaurimin. Sipas drejtorit te Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare Arber Kadia mjaftojne vetem disa veprime administrative lidhja e kontratave mes paleve qe te nise puna. Por as kjo nderhyrje nuk do ta shpetoje dot mozaikun aq te perfolur. Demtimet qe ka pesuar gjate viteve jane te pakthyeshme cka do te thote se jeta e mozaikut ka nisur numerimin mbrapsht. Pas fazes se identifikimit te demtimeve ne strukturen e mozaikut pasoi nje faze tjeter gjate se ciles specialiste shqiptare e te huaj bene nje tjeter verifikim por kesaj here mbi jetegjatesine e kesaj vepre. Te gjithe ishin ne nje mendje se jetegjatesia e tij varion ne jo me pak se dhjete dhe jo me shume se 30 vjet thote Kadia teksa shton se me nderhyrjen qe do te nise se shpejti ne mozaik pretendohet qe ti zgjatet sa me shume jeta duke bere qe degradimi final te jete sa me larg kufirit te pare kohor. Arsyet pse kjo veper u shkaterrua jane te shumta por duket se kryesorja e ka zanafillen qysh 30 vjet me pare. Ai mozaik eshte bere keq qysh ne gjeneze. Vepra eshte realizuar ne nje kohe rekord eshte punuar me shpejtesi per shkak se urdhrat ishin te tille. Ai eshte punuar vertete nga specialiste shume te mire te kohes por eshte punuar me norme dhe arti nuk pranon norme thote Kadia.
Faza e trete e procesit te rijetesimit te mozaikut te MHK-se eshte miratuar ne Keshillin Kombetar te Restaurimit. Edhe atje mesohet te jete ngritur e njejta ceshtje si do te nderhyet dhe cfare do te arrihet. Sipas Kadise do te rivizitohen here pas here vatrat ne te cilat hasen probleme do te zevendesohen zgarat e hekurit te cilat jane oksiduar me materiale te tjera me rezistente. Megjithate sipas tij puna ne terren mund te nxjerre te tjera perfundime. Nderhyrja do te kryhet nga nje firme shqiptare e licencuar por per rastin ne fjale eshte rene dakord qe gjate ketij procesi te mos mungojne konsulencat me specialiste te huaj. Restaurimi i mozaikut mbeshtetet financiarisht nga Vodafone Albania.
Demtimet
Prej muajit maj te vitit qe shkoi Muzeu Historik Kombetar eshte rrethuar nga skela te hekurta me ngjyre te verdhe. Nje periudhe te gjate kohe u mbuluan nga nje reklame e madhe e operatorit celular qe mbeshtet financiarisht kete projekt e ca me vone nga nje banderole gjigande per Vitin e Nene Terezes. Disa menduan se po prishnin ca te tjere se po e ndreqnin. E verteta eshte se per nje periudhe gati tre mujore u punua per identifikimin e demtimeve te mozaikut. Sipas raportit te dale nga ky studim rezulton se nje nga problematikat e shumta shqetesuese e cila mendohet te jete dhe nga me kryesoret ka te beje me degradimin ne nje shkalle te konsiderueshme te materialit perberes dhe lidhes i cili per shkak te presioneve mekanike ne vete strukturen perberese faktoreve ambientale si dhe ndryshimeve te shpeshta termike ka arritur nje shkalle te larte degradimi. Nje tjeter problematike ka te beje me korrozionin ne shume vende te pakthyeshem te zgares metalike te hekurit duke e bere gati te padobishem trajtimin e tij ne menyre kimike. Por duket se gjendje me te mire nuk paraqesin edhe pllakezat shumengjyreshe qe perbejne mozaikun. Ne shume vende paraqitet nje shkalle e larte e degradimit copezimit thyerjes dhe frakturimit te tyre.
Vepra
Mozaiku i fasades se Muzeut Historik Kombetar eshte nje veper e realizuar ne vitin 1981 nga nje grup artistesh shqiptare Vilson Kilica Josif Dobroniku Agim Nebiu Anastas Kostandini Aleksander Filipi. Ai ka nje siperfaqe prej rreth 440 metra katrore me permasa 40 x 11 metra. Suporti i tij perbehet nga nje panel me llac cimentoje brenda te cilit eshte perfshire nje zgare hekuri. Mbi zgaren e hekurit eshte vendosur nje shtrese e holle fine po llac cimentoje mbi te cilen jane vendosur teserat. Ato jane te prodhuara ne menyre industriale dhe kane permasa rreth 5 x 5 cm. Mozaiku i cili ka moshen e godines se MHK-se eshte veper tipike e realizimit socialist. Ajo paraqet nje skene masive me luftetare burra e gra qe nga iliret me harqe e parzmore tek partizanet me pushke ne dore. Vite me pare ne kete mozaik eshte bere nje modifikim. Ne vitet e para te demokracise flamurit ne qender te mozaikut iu hoq ylli me pese cepa. Sa i perket nderhyrjeve restauruese duhet thene se deri me sot nuk eshte bere asnje e tille. Duhet te priteshin 30 vjet deri sa vepra te degradonte qe dikush te kujtohej e te nderhynte ne te. Nje nderhyrje qe gjithsesi nuk do tia shpetoje jeten thjesht do tia zgjase.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›