Lajcak sërish në Tiranë takon Topin pastaj Berishën, Ramën
TIRANE-I dërguari i posaçëm i BE-së ndodhet në Tiranë për t'i përcjellë krerëve të shtetit dhe liderëve politikë ofertën e Brukselit që Shqipëria të dalë nga situata e vështirë dhe ta kthejë vendin në rrugën drejt integrimit Europian.
Nëpërmjet Miroslav Lajcak Bashkimi Europian shpreson të bindë krerët e partive politike në Shqipëri që t’i japin fund mosmarrëveshjeve të cilat po rrezikojnë stabilitetin e vendit. Ish ministër i jashtëm i Sllovakisë dhe aktualisht i dërguar i shefes për politikën e jashtme në Bashkimin Europian Kethrin Ashton vjen sot për të dytën herë pas demonstratës së 21 janarit.
Aktualisht i dërguari i BE-se ndodhet në takim me presidentin Topi. Një orë më vonë, në orën 15:00 do të takohet me kryeministrin Berisha dhe një takim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama ne oren 16:30. Rreth orës 18:00 i dërguari i BE-së pritet të paraqesë në një konference për shtyp konkluzionet e vizitës së tij në Shqipëri.
Diplomati sllovak do të përcjellë mesazhet e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së për nevojën e një hetimi të pavarur për ngjarjet e demonstratës së 21 janarit dhe përfshirjes së subjekteve politike, në procesin e zgjedhjeve lokale, që janë planifikuar më 8 maj të këtij viti. Përgatitjet e opozitës për të zhvilluar demonstratë në 4 qytete njëherësh këtë fundjavë, por dhe polemikat që ka ngjallur puna e komisionit hetimor parlamentar për 21 janarin, janë pjesë e tematikës që Lajèák do të diskutojë sot.
Në Bruksel Lajcak deklaroi të hënën pas mbledhjes së Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian se gjatë vizitës në Tiranë do të sillte një ofertë që është më e mira për Shqipërinë, sepse ajo e kthen vendin në rrugën drejt integrimit Europian.
“Besoj se kjo ofertë nuk mund të refuzohet nëse vërtet mendoni për një të ardhme më të mirë për vendin” deklaroi Lajcak duke shtuar se kishin qenë vetë ministrat e Jashtëm të BE-së që i kishin kërkuar të shkonte prapë në Shqipëri. Lajcak megjithatë refuzoi të jepte detaje rreth kësaj oferte.
“Nuk do të ishte e ndershme që t’u dërgoja mesazhe politikaneve shqiptare nëpërmjet mediave” deklaroi i ish i dërguari në Bosnje Miroslav Lajcak në Bruksel.
“Do të ketë pasoja negative ose pozitive nëse nuk pranohet ose pranohet oferta, por nuk dëshiroj të jap me shumë detaje sepse për këtë po diskutojmë me Komisionin Europian mësohet të ketë thënë Lajcak sipas burimeve të BE-së, bëjnë të ditur mediat e huaja.
Lajçak pritet të japë dhe mesazhin e Bashkimit Europian për lirinë e medias, lidhur me kërkesën e komisionit hetimor parlamentar të ngjarjeve të 21 janarit, i cili ka kërkuar ti vihen në dispozicion edhe tabulatet e disa gazetarëve.
Mbërritja e tij në Tiranë u paralajmërua dy ditë më parë nga vetë shefja e diplomacisë europiane, baronesha Kethrin Ashton. “Miroslav Lajcak do të përsërisë mesazhet e dhëna dhe do të përpiqet të gjejë një mënyrë për t’ju rikthyer dialogut për të gjetur një zgjidhje të shpejtë ndaj situatës aktuale. Është shumë e qartë ajo që duhet bërë, pra ajo që duhet të bëjë Shqipëria për të ndjekur axhendën europiane dhe e kemi përsëritur disa herë, dhe kjo është dicka që do të diskutojë edhe Lajçak në takimet e tij në Tiranë.”- ka thënë zëdhënësja e Ashton, Maja Koçijançiç dy ditë më parë.
(s.g/BalkanWeb)