E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstrata per shtet jo per pushtet

/ /

21 janari nuk eshte demonstrata e Partise Socialiste per pushtet po demonstrata e shqiptareve qe duan shtet. Prandaj duhet dale ne demonstrate te premten me 21 janar qe te kete shtet per qytetarin shqiptar u shpreh dje Rama gjate nje prononcimi nga selia roze duke dhene arsyet pse qytetaret duhet ti bashkohen demonstrates se 21 janarit ku ata duhet te shprehin problematikat e jetes se tyre.
Ska shtet per qytetarin me nje pushtet kusar qe vjedh voten. Prandaj duhet dale ne demonstrate te premten me 21 janar qe te kete shtet per qytetarin shqiptar. Ska drejtesi per qytetarin me nje pushtet matrapaz qe perdite perfiton padrejtesisht duke grabitur e braktisur popullin e vet. Prandaj duhet dale ne demonstrate te premten me 21 janar qe te kete shtet per qytetarin shqiptar. Ska me shume te ardhura per qytetarin po vetem me shume borxhe me nje pushtet kusaresh e matrapazesh qe ndalojne konkurrencen per te gllaberuar me bllok ne dore cdo pasuri e mundesi te atyre qe se mberrijne dot muajin prej pafuqise ekonomike u shpreh Rama. Per kreun socialist qytetaret duhet te dalin ne demonstrate te premten me 21 janar qe te kete shtet per qytetarin shqiptar. 21 janari nuk eshte data e protestes se radhes se socialisteve po dita e demonstrates se njerezve te zakonshem te ketij vendi socialist e demokrate apo pa parti burra e gra te moshuar e te rinj qe nuk e pranojne degjenerimin e atij bllokut te pislleqeve qe mban ne dore qeveria. Qe te kete shtet per qytetarin shqiptar duhet te dale ne demonstrate me 21 janar u shpreh Rama.
Kryesocialisti i kerkoi kryeministrit Berisha ti hape rruge zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Saliu duhet ta dorezoje bllokun e neveritshem te pislleqeve dhe ti hape rruge popullit per te zgjedhur me voten e lire qeverine. Demonstrata e 21 janarit eshte venia ne veprim e popullit pas ezaurimit te te gjitha mundesive per te mbrojtur Kushtetuten ligjin institucionet dhe lirite e te drejtat e qytetareve permes perpjekjes se opozites politike. Ne jemi thjesht pjese e demonstrates popullore kerkojme rivendosjen e demokracise se marre peng nga nje pushtet i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ku smban me qe te kete shtet per qytetarin shqiptar u shpreh Rama.

Gjinushi Ta rrezojme Qeverine
te ndjekim shembullin e Tunizise

Kreu i socialdemokrat-eve Skender Gjinushi duke e cilesuar kabinetin aktual si te mbytur ne skandale dhe korrupsion ka deklaruar se Shqiperia ka nevoje per nje skenar te njejte me ate te Tunizise. Shqiperia duhet te ndjeke shembullin e Tunizise duhet te jete nje shembull jo per te larguar kete qeveri te korruptuar por qe edhe neser asnje qeveri te mos guxoje te abuzoje. Videoja eshte vetem nje ilustrim spektakolar i llumit te kesaj qeverie eren e te cilit shqiptaret e ndiejne cdo dite u shpreh Gjinushi gjate nje konference per shtyp. Sipas kreut socialdemokrat cimkat nuk jane profesion i opozites por i kesaj qeverie ku ministri dhe zv.kryeministri spiunojne njeri-tjetrin dhe jane profesion i LSI-se ku nenkryetari e kryetari spiunojne njeri-tjetrin. do qeveri me sadopak moral do e kishte dhene doreheqjen vete dhe qeveria e sotme nuk e ka nje moral te tille. Sala e do nje te shtyme. Kete te shtyme do ja japin shqiptaret me 21 janar u shpreh Gjinushi. Edhe Partia Demokristiane permes kreut te saj Nard Ndoka i beri thirrje shqiptareve te majte e te djathte qe ti bashkohen demonstrates se opozites e cila sipas tij do te shenoje fundin e diktatures se Berishes. Qeverisja aktuale ka deshtuar nuk ngjall me shprese ka humbur besimin eshte zhytur ne skandale dhe po perdor mandatin per te plackitur vendin. Ftojme qytetaret te dalin ne proteste per te larguar kete qeveri mafioze u shpreh Ndoka. Kreu demokristian Nard Ndoka tha dje se vetem zgjedhje te reja politike i japin fund krizes dhe garantojne nje qeverisje normale dhe te ligjshme. PDK kerkon zgjedhje te reja politike sepse zgjedhjet e 28 qershorit ishin te manipuluara dhe qeveria e kryeministri refuzuan transparencen duke futur vendin ne krize politike deklaroi Ndoka nga selia e PDK-se. Sipas tij Per kryeministrin Berisha i denueshem dhe amoral eshte denoncimi i vjedhjes dhe jo banda e hajduteve qe qeveris sot vendin. Ai u beri thirrje shqiptareve te bashkohen ne proteste per te larguar kryeministrin Berisha nje ore e me pare nga qeverisja e vendit. Opozita shqiptare ka paralajmeruar nje demonstrate te madhe popullore me 21 janar kunder qeverise nisur edhe nga skandalet e fundit te korrupsionit qe cuan ne doreheqjen e nje ministri.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›