E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri Riformatimi i KQZ kusht per zgjedhjet e ardhshme

/ /

Nese PS do te duhet te paraqiste nje kusht per zgjedhjet ardhshme per mua riformatimi i KQZ duhet te ishte nje prioritet u shpreh Gjiknuri. I pyetur rreth kerkeses qe kryetari i KQZ-se ka depozituar ne Kuvend per zevendesimin e nenkryetares Deshira Subashi per shkak te mbushjes se moshes se pensionit Gjiknuri tha se eshte e paligjshme. Kerkesa e KQZ per zevendesimin e nenkryetares se KQZ-se Deshira Subashit eshte e pambeshtetur ligjerisht pasi Kodi Zgjedhor e barazon anetarin e KQZ me statusin e gjyqtarit te Gjykates se Larte neni 17 dhe ku percaktohet se ai gezon pagen dhe privilegjet e Gjykates se Larte. Si rrjedhim e vetmja reference ligjore per moshen e pensionit duhet te jete privilegji i ushtrimit te detyres sic eshte per keta gjyqtare dhe ku neni 139 i Kushtetutes ka percaktuar se mosha e pensionit per keta persona ne detyre eshte 65 vjec u shpreh Gjiknuri. Deputeti socialist tha se kerkesa e Ristanit eshte e motivuar politikisht. Nuk mund te kete shpjegim tjeter pasi qellimi i Kodit Zgjedhor ka qene qe anetaret e
KQZ-se te gezojne garanci te posacme ne detyre pra njesoj si gjyqtaret e Gjykates se Larte. Prandaj nxitimi per propozimin dhe shqyrtimi eventual nga Kuvendi duket vetem i motivuar politikisht dhe nuk ka asnje arsye praktike apo ligjore per kete nxitim. Opozita do ta kundershtoje kete propozim mbi shkaqe ligjore. Insistimi me cdo kusht per shkarkimin e saj ne kete menyre eshte shembull i praktikes se mbylljes se gojes apo dezinfektimin e opozites edhe ne organin me te larte te administrimit te zgjedhjeve. Kjo iniciative e njeanshme dhe problematike tregon se KQZ-ja e Ristanit vazhdon te udhehiqet nga politika e dites dhe jo nga ligji i cili ka mbi 2 vjet qe neperkembet nga ky institucion u shpreh Gjiknuri.
Kryetari i KQZ-se Arben Ristani i ka kerkuar parlamentit  zevendesimin e nenkryetares se ketij institucioni Deshira Subashi. Kerkesa e kreut te KQZ-se mbeshtetet ne ligjin Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise ku grate dalin ne pension ne moshen 60 vjec. Ne muajin shkurt 2011 zonja Subashi mbush 60 vjec dhe per kete ajo sipas shkreses se KQZ-se duhet te largohet nga ky institucion. Kjo kerkese tashme ka hyre ne rendin e dites ne komisionin parlamentar te ligjeve dhe pritet te shqyrtohet ndoshta kete jave.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›