Meta E verteta e 7-shit te videoskandalit

Kreu i LSI-se perplaset me kryetaren e Gjykates se Larte Vendimi eshte dhene perpara bisedes
TIRAN- Ish-zv.kryeministri Ilir Meta eshte shfaqur dje ne foltoren e Kuvendit per here te pare qe pas publikimit te videoskandalit. Ndryshe nga cfare pritej ai nuk e ka nisur fjalen e tij me kete ceshtje por ka folur per reformen zgjedhore. Kjo ka sjelle irritimin e opozites e cila ka nisur qe te shpotise kryetarin e LSI-se. Kjo ka detyruar Meten qe te rikthehet tek tema e dites videoskandali.
Se dyti nuk mund te mos flas perpara jush dhe perpara te gjithe qytetareve qe na ndjekin lidhur me nje video monstruoze te paraqitur pak dite me pare ne nje media e cila vetem ne me pak se 24 ore u detyrua te pergenjeshtroje se nuk ishte e plote.
Te nje pergjimi te paligjshem dhe kriminal te bere ndaj zv.kryeministrit te vendit por jo vetem kaq te nje montimi teresisht kriminal dhe joprofesional ku ne vend te zv.kryeministrit flisnin titrat e porositura - tha Meta.
Ai akuzoi opoziten si te lidhur me regjimin e kaluar komunist ku njerezit mund te denoheshin edhe pa fakte. Nuk mund te ktheje askush Shqiperine ne vendin e pergjimeve ne vendin e spiuneve ne vendin e manipulimeve ne vendin ku ngrihet ne kult spiunlleku dhe natyrisht nuk habitem per te gjithe ata te cilet punojne ne kete drejtim - tha Meta.
Ai insistoi dje se i ka kerkuar Priftit qe te zbatoje nje vendim gjykate ne nje kohe kur kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj ka dale publikisht duke pergenjeshtruar Meten. Kryetari i LSI-se pretendon se per ceshtjen ne fjale ekzistonte nje vendim i gjykates ndersa kryetarja e Gjykates se Larte thote qe vendimi eshte dhene tre muaj e gjysme me pas.
Lidhur me ate diku 7 tuaj qe keni nxjerre ne titra ja ku eshte 6.66 pjesa e kompanise se huaj e cila eshte regjistruar edhe ne QKR si pjese e ketyre aksionareve - tha Meta ne lidhje me ate qe ka deklaruar ne video.