E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi OK ndihmes 75 milione USD te SHBA do perdoret ne 5 vite

Shendetesia biznesi forcimi i qeverisjes dhe drejtesise do te jene ne fokus te ndihmes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes me nje fond prej 75 milione dollaresh ne 5 vitet e ardhshme. Komisioni per Ekonomine dhe Financat miratoi dje marreveshjen e cila perfshin nje periudhe nga tetori i 2010-s deri ne shtator te vitit 2015. Ajo qe u theksua nga perfaqesuesit e Kryeministrise dje ishte fakti qe kjo marreveshje eshte shume e rendesishme pasi percakton fushat e bashkepunimit dhe nivelin e ndihmes per secilen fushe. Sipas tyre kjo marreveshje duhet te miratohet ne Parlament brenda fundit te ketij muaji dhe shfaq si tendence orientimin drejt investimeve me shume sesa drejt konsulences ndryshe nga sa ka ndodhur me heret. Deputeti i Partise Socialiste Arben Malaj u shpreh dje pro marreveshjes por ngriti si problem faktin e voneses se kesaj marreveshjeje e cila duhet te ishte ratifikuar me heret. Marreveshja eshte nenshkruar ne shtator dhe eshte kaluar me procedura te pershpejtuara nga qeveria qe ne tetor. Gjithsesi ekziston mundesia qe ne rast se marreveshja nuk ka hyre ne fuqi 60 dite nga afati i parashikuar palet mund te bien dakord qe ta shtyjne edhe 60 dite te tjera kete afat. Ne jemi ne limitet e afatit te dyte pasi deri ne fund te janarit duhet qe kjo marreveshje te miratohet shpjegoi perfaqesuesja e Keshillit te Ministrave Valbona Kuko. Nderkaq deputeti tjeter i PD-se Sherefedin Shehu eshte shprehur dje pozitivisht ndaj kesaj marreveshjeje duke theksuar se ajo mbeshtet fusha te rendesishme.

Fondet e SHBA per 5 vjet

Shendetesia                          11 milione USD
Shteti ligjor                        12 milione USD
Qeverisja e mire                 12 milione USD
Shoqeria civile                      1 milione USD
Tregtia dhe investimet          3 milione USD
Sektori financiar               2 milione USD
Infrastruktura                      5 milione USD
Bujqesia                            10 milione USD
Konkurru. Sekt. Privat          14 milione USD
Mbeshtetja per programin     5 milione USD
Total                                    75 milione USD

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›