E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertiza e video-pergjimit KE Prokuroria i ka te gjitha mjetet

/ /

Komisioni Europian beson se Prokuroria shqiptare i ka te gjitha mjetet e nevojshme per te bere ekspertizen e videos se pergjimit mes ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhe ish- zv.kryeministrit Ilir Meta. Ne nje reagim per Top Channel e pyetur nese BE mund te beje analizen e videos zedhenesja e komisionerit per Zgjerimin tha se Brukseli nuk mund te nderhyje. Komisioni Europian nuk mund te nderhyje ne nje lloj te tille kerkese afatshkurter sic eshte berja e ekspertizes se nje videoje. I takon Shqiperise tashme te deshmoje se sistemi i tyre ligjor i ka te gjitha mjetet per ta trajtuar ne nje rruge te ndershme dhe efikase kete ceshtje tha Natasha Butler zedhenesja e komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule. Dy dite me pare Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane pranoi se ka marre nje kerkese nga prokuroria shqiptare per te bere ekspertizen e videos. Nderkohe Komisioni Europian ne reagimin e tij te pare lidhur me kete ceshtje beri thirrje per hetim nga ana e drejtesise. Ne mbajme shenim vendimin e kryeministrit Berisha per te pranuar doreheqjen e parevokueshme te z.Meta si zevendeskryeminister. Z.Meta dergoi gjithashtu nje leter ndaj kryetares se Parlamentit duke njoftuar se heq dore nga imuniteti i tij si deputet. Komisioni mirepret cdo hap qe ndihmon punen e hetimit dhe te ndjekjes si nje kontribut pozitiv per forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperi tha Butler.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›